E enjte, 30 shtator 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime
DEBAT PUBLIK ME TEMËN ‘’POLITIKAT PËR PËRPARIMIN E MJEDISIT JETËSOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË’’

Këshilli Nacional për Evrointegrime, në pajtim me rekomandimet nga Mendimet për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian gjatë vitit 2010 dhe Aneksit 2 i cili është pjesë përbërëse e Mendimit, më 29 shtator 2010, organizoi debat publik me temën ‘’Politikat për përparimin e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë'’.
Lexo më shumë
E enjte, 30 shtator 2010
MBLEDHJA E DYZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 29 shtator 2010 e mbajti mbledhjen e të dyzetetetë
Lexo më shumë
E martë, 28 shtator 2010
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari z. Trajko Velanovski, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari, z. Trakjo Veljanovski, në përbërje të së cilës janë deputetët z. Qenan Hasipi, z. Cvetko Grozdanov, z. Nazif Bushi dhe z. Andrej Zhernovski, sot mbajti takim me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin
Lexo më shumë
E hënë, 27 shtator 2010, Stamboll
Takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski me Patriarkun e Përgjithshëm Vartollomej dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulah Gjul

Në takim në patriarkun e Caringradit kryetari Veljanovski e shprehu kënaqësinë e tij, që sot në nderimin e Kryqit të ditës së shenjtë takohet me patriarkun Vartolomej dhe shprehu faleminderim dhe respekt ndaj kontributit pastoral dhe shpirtëror të cilin e jep në gjithë ekumenën ortodokse,të cilës i takon dhe populli maqedonas dhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë - Kryepeshkopia e Ohrit.
Lexo më shumë
E hënë, 27 shtator 2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Turqisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, prej sot është në vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Turqisë. Në kuadër të vizitës, kryetari Veljanovski sot në Stamboll do të realizoj takim me patriarkun e përgjithshëm Vartolomej, si dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulah Gjyl.
Lexo më shumë
E premte, 24 shtator 2010
Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në tryezën e rrumbullakët në kuadër të dekadës së Kombeve të Bashkuara në aksionin e përmirësimit të sigurisë në komunikacionin e rrugëve

Siguria në komunikacionin e rrugëve, si pjesë e komunikacionit të përgjithshëm, është temë dhe çështje e cila ka interes më të gjerë shoqëror. Në të njëjtën kohë, kjo çështje, veçanërisht në këto procese dinamike të globalizimit, gjithashtu, merr dimension global. Të dhënat se çdo vjet në botë mbi 1,3 milion njerëz vdesin në fatkeqësi të komunikacionit, ndërsa dëmet materiale dhe pasojat e tjera janë pothuajse të pallogaritshme, tregon se bëhet fjalë për problem global. Mu për atë, Kombet e bashkuara dekadën 2011-2020 e shpallën si dekadë për sigurinë rrugëve, ndërsa është sjellë edhe rezolutë e veçantë.
Lexo më shumë
E enjte, 23 shtator 2010
MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KËSHILLIT BUXHETOR
Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Pesëmbëdhjetë të mbajtur sot, e shqyrtoi Informacionin për gjendjen në mjetet e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe detyrimet e papaguara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej 01.01.2010 -21.09.2010 në bazë të debatit njëzëri konkludoi:
Lexo më shumë
E enjte, 23 shtator 2010
MBLEDHJA E DYZETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të Dyzetetretë, si trup amë punues në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për siguri të ushqimit të kafshëve
Lexo më shumë
E mërkurë, 22 shtator 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime
Debat publik për versionin e punës të Propozim-ligjit për energjetik

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot organizoi Debat Publik për versionin e punës të Propozim-ligjit për energjetik, ligj i cili del nga Programi Nacional për miratimin e drejtës së Unionit Evropian – revizioni 2010
Lexo më shumë
E martë, 21 shtator 2010
Kuvendi-institucion qendror i cili mund t’i përpiloj dhe zbatoj ligjet të cilët i avancojnë të drejtat e fëmijëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Fondacionin për Fëmijët e Kombeve të Bashkuara (UNICEF), dje dhe sot organizoi takim ndërshtetëror konsultativ për rolin e parlamenteve, promovimin dhe monitorimin e drejtave të fëmijëve, si vazhdimësi e marrëveshjes paraprake për bashkëpunimin dyvjeçar në sferën e përforcimit të rolit të parlamentarëve në promovimin e drejtave të fëmijëve në vend ndërmjet Kuvendit dhe UNICEF-it ,në nëntor 2009.
Lexo më shumë
E hënë, 20 shtator 2010
Fjalim hyrës i kryetarit Veljanovski në Takimin ndërshtetëror konsultativ për rolin e parlamenteve në promovimin dhe monitorimin e drejtave të fëmijëve

Jam i nderuar që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është nikoqir i këtij takimi të rëndësishëm në të cilën do të flitet për rolin e parlamenteve dhe mbrojtjen e drejtave të fëmijëve. Kjo është ngjarja e parë, nga seri ngjarjesh që të do pasojnë, në të cilën Kuvendi i Republikës do të demonstroj synim të veçantë për promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të fëmijëve në vendin tonë.
Lexo më shumë
E hënë, 20 shtator, 2010
FJALIM PËRSHËNDETËS I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR MIGRIME, EMIGRANTË DHE POPULLATË NË AP TË KE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i kushton rëndësi të veçantë të mundësisë për here të parë të kryesoj me organizatën më të vjetër panevropiane dhe të jep kontribut të vetin në realizmin e qëllimeve të përbashkëta Evropiane. Nga marrja e statusit të anëtarit të plotë në vitin 1995, Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në punën e të gjitha institucioneve të cilët janë në kuadër të Këshillit të Evropës, por njëkohësisht dhe me përgjegjësi i realizon detyrimet e veta të cilët dalin nga vet anëtarësimi
Lexo më shumë
E hënë, 20 shtator 2010
Fjalim hyrës i shefit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të Këshillit të Evropës z. Aleksandar Nikolloski

Me kënaqësi të veçantë në emër të Delegacionit të Kuvendit të RM-së dhe në emër timin personal e përshëndeti pjesëmarrjen në sesionin e sotëm dhe në nesërm të Komisionit të AP të KE për migrim, emigrantë dhe popullatë. Ajo mbahet në mes të aktiviteteve intensive në kuadër të Kryesimit Maqedonas me KE- javën e kaluar sa mbaroi Konferenca e dedikuar dimensionit religjioz të dialogut multikulturor dhe roli I mediumeve dhe ishte mbajtur Kuvendi i të rinjve i shënuar si Procesi i Ohrit , ndërsa na ngel dhe konferenca ministrore dedikuar përparimit të vlerave shoqërore dhe trashëgimisë kulturore në Evropë.
Lexo më shumë
E hënë 20 shtator 2010, Prishtinë
NEVOJË PA ALTERNATIVË E RAJONIT TË BASHKËPUNIMIT TË NDËRSJELLË TRANSPARENT HAPUR DHE PAPENGESA
Në fjalimin e saj para forumit zonja Teuta e theksoi nevojën pa alternativë të rajonit të bashkëpunimit të ndërsjellë transparent të hapur dhe papengesa, si dhe integrimin euro-atlantik të saj. Ajo potencoi se shoqëritë kanë detyrim që t’i ndjekin zhvillimet bashkëkohore dhe aktuale në planin ekonomik dhe politik, të cilat për fat të mirë në këtë moment historik janë shkaktarë të krijimit dhe praktikumit të vlerave demokratike
Lexo më shumë
E premtë, 17 shtator 2010
MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, sot, në mbledhjen e tij të Dymbëdhjetë, debatoi për Implementimin e planeve Nacionale aksionare nga Strategjia dhe Dekada e Romëve në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E premte, 17 shtator 2010
KËSHILLI EVROPIAN I DEDIKUAR POLITIKËS SË JASHTME

Në samitin e djeshëm të Këshillit Evropian në Bruksel, shefat e shteteve dhe qeverive të 27-vendeve-anëtare të Unionit Evropian u morën vesh në të ardhmen të mbajnë takime të rregullta për politik të jashtme të Unionit, me qëllim që të rritet efikasiteti i saj.
Lexo më shumë
E enjte, 16 shtator 2010
MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KËSHILLIT BUXHETOR
Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e Katërmbëdhjetë të mbajtur sot e shqyrtoi Propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe Propozim-planin e strategjisë së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011
Lexo më shumë
E mërkurë, 15 shtator 2010
ËSHTË E DOMOSDOSHME PËRFORCIMI I KAPACITETEVE TË ZYRAVE PËR KONTAKT ME QYTETARËT

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të demokracisë-15 shtator, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte organizuar tribunë me temën ''Përgjegjësia politike''-përforcimi i lidhjeve ndërmjet Kuvendit dhe qytetarët’’, me çka hapi hapësirë për diskutim për demokracinë dhe mundësin të bisedohej për të si Parlamenti maqedonas i zbaton funksionet demokratike.
Lexo më shumë
E hënë, 13 shtator 2010, Ohër
FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN PËR E-DEMOKRACI

Jetojmë në shekullin në të cilin proceset e globalizimit shpejt zhvillohen dhe i përfshijnë të gjitha sferat nga jeta jonë e përditshme nga politika, ekonomia, kultura, sporti, argëtimi dhe rekreacion, dhe deri në atë komunikim të thjesht, personal të përditshëm. Përkatësisht bëhet fjalë për procese në të cilët është i përfshirë edhe njeriu si individ dhe institucionet shtetërore, subjektet ekonomike dhe gjithashtu organizatat ndërkombëtare.Vegël kryesore në këto procese të globalizimit janë teknologjitë e reja të komunikimit, ndërsa para së gjithash interneti. A nuk është për habitje kur rini në shtëpi dhe komunikoni nëpërmjet internetit me miqtë ose familjarët tuaj të cilët jetojnë në anën tjetër të botës. A nuk është përfitim kur vini në zyrë dhe në monitor keni informata për të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet e mundshme, ose shikoni se çmimi i prodhimit tuaj ritet ose bie të tregun botëror dhe keni mundësi në të njëjtin moment të reagoni në mënyrë përkatëse.
Lexo më shumë
E hënë, 13 shtator 2010
MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Dyzetedytë, si trup amë punues në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligji për siguri të ushqimit të kafshëve
Lexo më shumë
E hënë, 13 shtator 2010
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Shtatëdhjetepestë, të mbajtur më 06 shtator 2010, si trup amë punues i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin pagesor (leximi i parë), Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2009, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të sigurimit në vitin 2009 dhe Raportin vjetor për gjendjen dhe lëvizjet në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009.
Lexo më shumë
E premte, 10 shtator 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI, ME PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATËS JOPROFITABILE GJERMANE KRISTIJAN SHVARC-SHILING
Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Xhevat Ademi, më 6 shtator 2010, me kërkesë të përfaqësuesve të organizatës joprofitabile gjermane Kristijan Shfarc-Shiling,të cilët drejtpërdrejt punojnë në CSSP projektin për Maqedoninë, realizoi takim në të cilin u bisedua për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe rolin e tij për realizimin e të drejtave të bashkësive në Republikën e Maqedonisë
Lexo më shumë
E mërkurë, 08 shtator 2010
FJALIM I KRYETARIT VELANOVSKI NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 8 SHTATORIT-DITA E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sot kur shënojmë 19 vjetorin nga kjo ngjarje historike dua edhe njëherë ta shprehi faleminderimin dhe entuziazmin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët në një kohë turbulente të shkatërrimit të ish RSFJ-së dolën në referendum dhe me shumicë të madhe e vërtetuan idenë, synimet dhe përcaktimet e të gjitha gjeneratave të mëparshme të bazuar në dy Ilindenat, ndërsa ajo është Republika e pavarur dhe e mëvetësishme e Maqedonisë si shtet i popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të saj
Lexo më shumë
E martë, 07 shtator 2010
FJALIM I PARË I KRYETARIT TË EUROKOMISIONIT
Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, e kishte fjalimin e tij të parë para Parlamentit Evropian në Strazbur, në të cilën aksentin kryesor e vë në ekonomin evropiane
Lexo më shumë
E martë, 07 shtator 2010
Mbledhja e shtatëdhjetegjashtë e Komisionit për financim dhe buxhet
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të Gjashtëdhjetegjashtë , si trup amë punues e shqyrtoi Amendamentin e nenit 5 për shtimin e paragrafit të ri 2 pas paragrafit 1 të parashtruar nga deputetja Flora Kadriu për Propozimin e ligjit për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim të Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e vijës hekurudhore të Korridorit 10 (leximi i dytë).
Lexo më shumë
E premte, 3 shtator 2010
DEBAT PUBLIK NË ORGANIZIM TË KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Evrointegrime, sot organizoi Debat Publik për Propozim-ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe Propozim-ligjin për ndihmë shtetërore, ligje të cilët dalin nga Programi nacional për miratimin e të drejtës në Unionin Evropian.
Lexo më shumë
E premte, 03 shtator 2010
MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 2 shtator 2010 e mbajti mbledhjen e të dyzetegjashtë.
Lexo më shumë
E enjte, 02 shtator 2010
Doli numri i shtatë i buletinit të komitetit të përzier parlamentar RM-UE

Doli numri i shtatë i Buletinit të delegacionit të kuvendit në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë-Unioni Evropian (KPP). Buletini i KPP, i cili në formë elektronike del një herë në muaj, përmban informacione dhe tekste lidhur me aktivitetet e KPP-së, si dhe trupave tjera të Kuvendit, të cilat për së afërmi kujdesen për përparimin e procesit të integrimeve evropiane të Republikë së Maqedonisë
Lexo më shumë
Е mërkurë, 01 shtator 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME SHKËLQESINË E TIJ GUROL SOKMEN SUER, AMBASADOR I JASHTËZAKONSHËM DHE I AUTORIZUAR I JASHTËM I REPUBLIKËS SË TURQISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Në takim, kryetari Veljanovski e shprehu bashkëpunimin e gjertanishëm të suksesshëm me ambasadorin e mëpashëm të Republikës së Turqisë dhe shprehu vullnetin se edhe me ambasadorin e ri do të vazhdoj ky kontinuitet, si dhe në përgjithësi bashkëpunimin e gjithëmbarshëm miqësor ndërmjet dy vendeve e cila është në nivel më të lartë në periudhën e kaluar
Lexo më shumë