Gjorgje Ivanov deklarata...



E martë, 12 maj 2009

Deklarata solemne e Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Lexo më shumë

U SHQYRTUA PROPOZIMI PER NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E BUXHET...



E hënë, 11 maj 2009, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2009

Në Mbledhjen e trembëdhjetë, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009. Me rebalancin propozohet ulje e të hyrave të përgjithshme për 10,1 miliardë denarë, përkatësisht për rreth 7% më pak në raport me të përcaktuarat në fillim edhe atë për shkak të uljes së realizimit të të hyrave tatimore në tremujorin e parë të 2009 si pasojë e ndikimit të krizës ekonomike në sektorin real, revidimit të të hyrave tatimore në pajtim me shkallën e ulur të rritjes së PBB nga 1% dhe shkallës së inflacionit nga 1 deri 2%.

Lexo më shumë

Takimi RM-OSBE...



E martë, 12 maj 2009

TAKIM I DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN PARLAMENTAR TË ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË ME DELEGACIONIN PARALMENTAR TË OSBE-së

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin parlamentar të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (PS OSBE), z. Andrej Petrov dhe anëtarët z. Vlladimir Gjorçev dhe z. Hisen Xhemaili sot patën takim me Delegacionin parlamentar të OSBE-së, të udhëhequr nga Zhoa Soaresh, kryetar i Kuvendit të OSBE-së.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJEMBEDHJETE E KOMISIONIT TE SHENDETSISE...



E hënë, 11 maj 2009, Komisioni i shëndetësisë

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT TË SHËNDETSISË

Komisioni i shëndetësisë në mbledhjen e njëmbëdhjetë e shqyrtoi Propozimin për ndryshim dhe plotësim e Buxhetit të Republikës të Maqedonisë për vitin 2009 dhe konstatoi se ka nevojë për miratimin e tij. Me ndryshimin dhe plotësimin e të hyrave është paraparë revidimi i të ardhurave të planifikuara për rreth 7% në raport me projektimet e planifikuara në anën e shpenzimeve do të bëhet revidim për të shpenzimet e planifikuara në pajtim me mundësi për sigurim të të hyrave të reviduara me kusht të zvogëlimit të kategorisë së shpenzimeve për pagesat e rrogave dhe kompensimeve për të punësuarit dhe shfrytëzuesit buxhetorë dhe te fondet për rreth 4 %.

Lexo më shumë

PETAR POP ARSOV REALIZOI TAKIM ME SHUME KRYETAR DHE ANETAR ...



E hënë, 11 maj 2009, Pragë, Republika e çekisë

PETAR POP ARSOV REALIZOI TAKIM ME SHUMË KRYETAR DHE ANËTAR TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE ANTARE TË UE-së

Në kuadër të kryesimit çek me Unionin Evropian të Konferencës të Komisioneve për çështje Evropiane KOSAK, e cila do të mbahet sot dhe nesër në Pragë, mori pjesë Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Petar Pop-Arsov.

Lexo më shumë

SHQYRTIMI I PROPOZIMIT TE PROGRAMIT NACIONAL PER MIRATIMIN ...



E hënë, 11 maj 2009, Komisioni për Çështje Evropiane

SHQYRTIMI I PROPOZIMIT TË PROGRAMIT NACIONAL PËR MIRATIMIN E SË DREJTËS TË UNIONIT EVROPIAN

Komisioni për Çështje Evropiane e shqyrtoi propozim-programin Nacionale për miratimin e së drejtës të Unionit Evropian, që paraqet dokument gjithëpërfshirës konceptual me të cilin sigurohen drejtimet e qarta për organizim, koordinim dhe ndjekje të aktiviteteve në procesin për afrim të legjislacionit Nacional ndaj së drejtës të Unionit Evropian.

Lexo më shumë

TAKIM I Z. OLIVER SHAMBEVSKI, 05.05.09...



E martë, 5 maj 2009

TAKIM I Z. OLIVER SHAMBEVSKI, SHEF I DELEGACIONIT TË KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT TË EVROPËS ME Z. VLLOGJIMEZH CIMOSHEVIÇ, SENATOR I REPUBLIKËS SË POLONISË

Shefi i Delegacionit të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës me anëtarët pati takim me z. Vllogjimezh Cimosheviç, senator i Republikës së Polonisë, i cili është kandidat i Qeverisë së Polonisë për pozitën sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NENTE E KOMISIONIT PER MBROJTJE DHE SIGUR 28.04....



E martë, 28 prill 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGUR

Në Mbledhjen e nëntë Komisioni për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si trup punues amë shqyrtoi Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Lexo më shumë

TAKIM I KOMISIONIT 24 prill...



E PREMTE, 24 PRILL 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME KOMISIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov me anëtarët sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme të Republikës së Çekisë.             

Lexo më shumë

TAKIM I KOMISIONIT PER POLITIKE 24 prill...



E PREMTE, 24 PRILL 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME I KUVEDNIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME KOMISIONIN PËR POLITIKA TË UE NË SENATIN E REPUBLIKËS SË ITALISË

Kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi me anëtarët sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politika të UE-së në Senatin e Republikës së Italisë.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TETE E KOMISIONIT PER MBROJTJE DHE SIGURI...



E mërkurë, 22 prill 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojtje dhe siguri në mbledhjen e tetë i shqyrtoi Propozim-ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëmarrësve në operacionet paqësore dhe operacionet për mbrojtje kolektive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, dhe të anëtarëve të familjeve të tyre – Leximi I dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë.

Lexo më shumë

MBLEDHJE E KOMISIONIT PER POLITIKE TE JASHTME...



E mërkurë, 9 prill 2009

MBLEDHJE E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Në rendin e ditë të Komisionit për politikë të jashtme, mes tjerash u shqyrtuan Propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për larjen, zbulimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga vepra ndëshkuese dhe financimi i terrorizmit, për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale për administratë publike (RESPA) dhe për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz.

Lexo më shumë

Komisioni per злshtje evropiane...



E mërkurë, 22 prill 2009, Komisioni për çështje evropiane

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SIGURI NË KOMUNIKACION

Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shqyrtoi në mbledhje Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion (Leximi I).

Lexo më shumë

Komisioni per ceshtje evropiane 14.04.09...



E martë, 14 prill 2009, Komisioni për çështje evropiane

U SHQYRTUAN PROPOZIM-LIGJET PËR MBROJTJE SOCIALE DHE PËR PYJET

Komisioni për çështje evropiane në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për mbrojtje sociale dhe Propozim-ligjin për pyjet, me çka njëzëri konstatoi se të njëjtat janë të pranueshme dhe i propozojë Kuvendit të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Lexo më shumë

KOMUNIKATE NGA TAKIMI I GJASHTE I KOMITETIT TE PERZIER PARL...



E marte, 31.03.2009 Bruksel

KOMUNIKATE NGA TAKIMI I GJASHTE I KOMITETIT TE PERZIER PARLAMENTAR – REPUBLIKA E MAQEDONISE DHE UNIONI EVROPIAN

Ne Takimin e gjashte te Komitetit te Perzier Parlamentar – Republika e Maqedonise dhe Unionit Evropian, i cili u mbajt me 31 mars 2009 ne Parlamentin Evropian ne Bruksel, mori pjese nje delegacion i Kuvendit te Republikes se Maqedonise i udhehequr nga z. Aleksandar Spasenovski bashkekryesues i Komitetit te Perzier Parlamentar. Ne delegacionin tone jane edhe deputetet: znj. Sllavica Gerkovska-Loshkova, z. Safet Neziri dhe znj. Vlladanka Aviroviq. Ne Takimin e gjashte u shqyrtuan me teper ceshtje ne lidhje me marredheniet e Republikes se Maqedonise dhe Unionit Evropian. Kujdes i vecante iu kushtua procesit te liberalizimit te regjimit te vizave per qytetaret e Republikes se Maqedonise, per gjendjen ekologjike, vecanerisht per periudhen nga miratimi i Raportit te KE-se per perparimin e Republikes se Maqedonise ne vitin 2008, per gjendjet ne arsim, vecanerisht per programet arsimore te lidhura me ato te Bashkimit, si dhe per procesin e menaxhimit me fondet e BE-se, me nje theks te vecante ne Instrumentin per ndihme paraaderuese (INP).

Lexo më shumë
1...212223                        
Click