BURSA NDERKOMBETARE PARLAMENTARE E PERFORCON KUADRIN E RI A...



E premte, 16 tetor 2009

BURSA NDËRKOMBËTARE PARLAMENTARE E PËRFORCON KUADRIN E RI ARSIMOR

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jovan Ginev dhe anëtarët, realizuan takim me z. Helmut Llamp deputet i Bundestagut gjerman. Në delegacionin gjerman ishin edhe z. Gerhard Rakenius, dekan për çështje studimore pranë Fakultetit IV të Universitetit Teknik në Berlin dhe zëvendës-udhëheqës i referatit OI dhe zonja Ulrike Knoc, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni.

Lexo më shumë

Z-NJ. SVETLANA JAKIMOVSKA REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN ZG...



E premte, 16 tetor 2009

NËNKRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z-NJ. SVETLANA JAKIMOVSKA REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN ZGJEDHOR TË GJERMANISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nj. Svetllana Jakimovska, sot u takua me Delegacionin zgjedhor të Gjermanisë, të udhëhequr nga deputeti i Bundestagut gjerman, z. Helmut Lamp me rastin e ndarjes së Bursës parlamentare ndërkombëtare  për vitin 2010.

Lexo më shumë

EUROPARLAMENTI E PERKRAHU RAPORTIN PER LIBERALIZIMIN E VIZA...



E martë , 20 tetor 2009

EUROPARLAMENTI E PËRKRAHU RAPORTIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Komiteti për liri qytetare, jurisprudencë dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian, mbrëmë në Strasburg me shumicë votash e përkrahu Raportin për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, nga 1 janari 2010. Kundër ka votuar vetëm një eurodeputet, ndërsa dy ishin të përmbajtur.

Lexo më shumë

EURODEPUTETET E PERKRAHEN MAQEDONINE PAS RAPORTIT TE MARRE ...



E premte, 16 tetor 2009

EURODEPUTETËT E PËRKRAHËN MAQEDONINË PAS RAPORTIT TË MARRË POZITIV PREJ EUROKOMISIONIT

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë i dhanë përkrahje propozimit të Komisionit Evropian, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unioni Evropian.Eurodeputetët, gjithashtu kërkuan edhe liberalizim të vizave për Ballkanin dhe implementimin të Protokollit nga Ankaraja.

Lexo më shumë

SEANCA E TRIDHJETETETE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUXHET...



E premte, 16 tetor 2009

SEANCA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet, në e seancës së tridhjetetetë e të mbajtur më 13 tetor 2009, si trupi punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat (leximi i parë).

Lexo më shumë

TAKIMI I DEPUTETIT Z. MARJANCO NIKOLLOV ME Z. KOSTA DIMITRO...



E premte, 16 tetor 2009

TAKIMI I DEPUTETIT Z. MARJANÇO NIKOLLOV ME Z. KOSTA DIMITROV, DEPUTET NGA PARLAMENTI ÇEK DHE KYETAR I GRUPIT PËR MIQËSI ÇEKO-MAQEDONASE

Më 16 tetor 2009, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u realizua takim ndërmjet z. Marjanço Nikollov, deputet dhe kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës çeke dhe z. Kosta Dimitrov, deputet nga Parlamenti çek dhe kryetar i grupit për miqësi çeko – maqedonase, me kërkesën e tij.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME NENKRYETARIN E DHOMES P...



E hënë, 19 tetor 2009, Gjenevë

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME NËNKRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË PARLAMENTIT TË SPANJËS, Z-NJ. TERESA KUNILERA MESTRES

Në margjinat e Seancës së 121-të të Unionit Interparlamentar, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski realizoi takim me nënkryetarin e Dhomës Përfaqësuese të parlamentit të Spanjës, z-nj Teresa Kunilera Mestres dhe shprehu kënaqësi nga trendi pozitiv i zhvillimit të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

Lexo më shumë

PSRM izjava popovod izvestaj od EK 15.10.09...



E enjte, 15 tetor 2009

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI PAS MARRJES SË RAPORTIT TË KOMISIONIT EVROPIAN PËR PËRPARIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NGA EUROAMBASADORI FUERE

Të nderuar,
Sot, Ambasadori i BE-së, shkëlqesia e tij Ervan Fuere edhe formalisht ma dorëzoi raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë. Përmbajtja e raportit tashmë është e njohur.
Ajo që është më e rëndësishmja për të gjithë ne, është fakti se në raport Komisioni Evropian në mënyrë shumë decide e konfirmon përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe rekomandon për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë

AMBASADORI ERVAN FUERE E PREZANTOI RAPORTIN VJETOR...



E enjte, 15 tetor 2009

AMBASADORI ERVAN FUERE E PREZANTOI RAPORTIN VJETOR

Përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Republikën e  Maqedonisë, z. Ervan Fuere mori pjesë në  mbledhjen e tridhjetenjëtë të Komisionit për Çështje Evropiane, në të cilën e prezantoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian  për përparimin e Republikës së Maqedonisë, për vitin 2009.

Lexo më shumë

RAPORT POZITIV PER REPUBLIKEN E MAQEDONISE 14.10.09...



E mërkurë, 14 tetor 2009

RAPORT POZITIV PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Komisioni Evropian publikoi Raport pozitiv  për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2009, që do të thotë se pas statusit  katërvjeçar të kandidatit, Republika e Maqedonisë do t’i fillonë negociatat për anëtarësimin në BE.

Lexo më shumë

PJESEMARRJE E DELEGACIONIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE U...



E hënë, 19 tetor 2009

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR, NË GJENEVË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në unionin Interparlamentar do të marrë pjesë në 121 Kuvendi i UIP që do të mbahet prej 19 deri në 21 tetor 2009 në Gjenevë, Zvicër.

Lexo më shumë

DIALOGU MESDHETAR ESHTE NJE MUNDESI E RRALLE PER T’I NDIHMU...



E martë, 13 tetor, 2009

DIALOGU MESDHETAR ËSHTË NJË MUNDËSI E RRALLË PËR T’I NDIHMUAR VENDET NË RAJON PËR NDËRTIMIN E MIRËKUPTIMIT TË NDËRSJELLË

Në Athinë, më 10 tetor 2009, në kuadër të sesionit vjeshtor të KP të OSBE-së, u mbajt Forumi Mesdhetar i OSBE-së, me theks të veçantë mbi perspektivat dhe sfidat.

Lexo më shumë

SEANCE PLENARE E KONGRESIT TE PUSHTETEVE LOKALE DHE RAJONAL...



E martë,13 tetor 2009, Strasburg

SEANCË PLENARE E KONGRESIT TË PUSHTETEVE LOKALE DHE RAJONALE TË KËSHILLIT EVROPIAN

Prej 13 deri më 15 tetor, Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit Evropian do ta mbajë seancën e 17-të plenare në Strasburg, si pjesë e përgatitjeve në vigjilje të konferencës  së OKB-së në Kopenhagë, kushtuar ndryshimeve klimatike.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIME ME UDHEHEQESINE SHTETE...



E premte, 9 tetor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIME ME UDHËHEQËSINË SHTETËRORE TË KROACISË

Në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Kroacisë Lluka Bebiq, të dyja delegacionet i theksuan marrëdhëniet miqësore të zhvilluara në nivel të lartë mes dy shteteve, e në këto suaza edhe takimet e rregullta dhe bashkëpunimin mes dy dhomave ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski e përshëndeti marrëveshjen e paradokohshme ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, me të cilën Kroacisë i mundësohet që t’i vazhdojë negociatat me BE-në. Me këtë, që të dyja palët dëshmuan se jo vetëm deklarativisht, por edhe faktikisht i respektojnë standardet evropiane, e njëkohësisht edhe përgjegjësinë për ardhmëri në BE. Republika e Maqedonisë pret që në bazë të rezultateve të arritura në raportin e KE-së i cili duhet të publikohet së shpejti, të marrë rekomandim për datën e fillimit të negociatave, theksoi Veljanoski

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KESHILLIT NACIONAL PER EUROINTEGRIME ME Z. ROLF ...



E premte, më 09 tetor 2009

MBLEDHJA E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME Z. ROLF MAFAEL DREJTOR DHE I AUTORIZUAR PËR ÇËSHTJE PARIMORE PËR ZGJERIMIN E BE-SË NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME TË GJERMANISË

Këshilli Nacional për Eurointegrime realizoi takim me z. Rolf Mafael, drejtor dhe i autorizuar për çështje parimore për zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në kuadër të delegacionit gjerman mirrnin pjesë z.. Peter Bushman, përfaqësues i Sektorit për Zgjerimin të BE-së - marrëdhënie të BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe zonja Ulrike Knoc, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë.

Lexo më shumë
1...789...23                        
Click