POLONIA E RATIFIKON MARREVESHJEN E LISBONES 13.10.09...



E martë, 13 tetor 2009

POLONIA E RATIFIKON MARRËVESHJEN E LISBONËS

Presidenti i Polonisë z. Leh Kaçinski, më 10 tetor e nënshkroi dekretin për Marrëveshjen e Lisbonës, me çfarë u kompletua  ratifikimi i marrëveshjes për reforma evropiane  në këtë vend. Kështu, nga 27 vendet - anëtare të UE-së, tani mungon vetëm nënshkrimi e Presidentit çek z. Vaclav Klaus, që të mundet Marrëveshja e Lisbonës të hyjë në fuqi.

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E DELEGACIONIT TONE NE KONFERENCEN PARLAMENTARE...



E premte, 9 tetor 2009, Athinë

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TONË NË KONFERENCËN PARLAMENTARE PËR "SIGURI ENERGJETIKE DHE MJEDIS JETËSOR’’

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në takimet e vjeshtës së KP të OSBE-së, që mbahet prej 9 deri më 11 tetor 2009 në Athinë, Greqi. Delegacioni përbëhet nga anëtarët: Andrej Petrov (LSDM), shef  i delegacionit, Vlladimir Gjorçev (VMRO-DPMNE) dhe Hisen Xhemaili (BDI), anëtarë.

Lexo më shumë

Z.NJ SVETLLANA JAKIMOVSKA E PRITI DELEGACIONIN E KESHILLIT ...



E enjte,më 8 tetor 2009

NËNKRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.NJ SVETLLANA JAKIMOVSKA E PRITI DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR INTEGRIME EVROPIANE TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska sot kishte takim me delegacionin e Këshillit për Integrime Evropiane të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Lexo më shumë

TAKIM I KOMISIONIT PER POLITIKE TE JASHTME ME DELEGACIONIN ...



E enjte, më 08 tetor 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR INTEGRIME EVROPIANE TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Teuta Arifi dhe anëtarët e komisionit patën takim me delegacionin e Këshillit për Integrime Evropiane të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Lexo më shumë

TAKIM I KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE 08.10.09...



E enjte, më 08 tetor 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR INTEGRIME EVROPIANE TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe anëtarët e  komisionit patën takim me delegacionin e Këshillit  për Integrime Evropiane të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE I UDHEH...



E enjte, 8 tetor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KROACISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski, në të cilin janë edhe deputetët si Bllagorodna Dulliq, Vullnet Ahmeti dhe Tome Çingoski, prej sot gjenden në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Lexo më shumë

TE KRIJOHET NJE LIDHJE ME TE MIRE NE MIDIS KUVENDIT TE REPU...



E enjte, më 08 tetor 2009

TË KRIJOHET NJË LIDHJE MË TË MIRË NË MIDIS KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE MEDIUMEVE

Westminster Foundation for Democracy dhe Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun organizuan një tryezë të rrumbullakët me temën "Krijimi i një lidhjeje më të mirë në midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe mediumeve përmes hapjes dhe aksesit në informata.

Lexo më shumë

SESIONI PLENAR I TETORIT NE BRUKSEL 07.10.09...



E mërkurë, 7 tetor 2009

SESIONI PLENAR I TETORIT NË BRUKSEL

Epilogu nga referendumi i Marrëveshjes së Lisbonës në Irlandë do të jetë temë e diskutimit nga ana e grupeve politike të Parlamentit Evropian më 7 dhe 8 tetor me Kryetarin Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe të Këshillit, Kryeministri i Suedisë z.Frederik Rejnfeld.

Lexo më shumë

TAKIME TE REALIZUARA ME SHUME KONGRESMEN 01.10.09...



E enjte, më 01 tetor 2009

TAKIME TË REALIZUARA ME SHUMË KONGRESMEN

Në kuadër të vizitës studimore, nga 26 shtatori deri më 03 tetor 2009, në Kongresin Amerikan, delegacioni parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Petar Popo Arsov, Cvetanka Ivanova, Andrej Petrov, Ermira Mehmeti, dhe Safet Neziri kanë realizuar takime me kongresmenët Dejvid Prajs, Erl Pomerol, Lois Kaps, Rash Holt, Çarl Bustani, Xhef Fortenberi dhe Xhim Makdemor.

Lexo më shumë

SAMITI BE-BRAZIL: 07.10.09...



E mërkurë, 07 tetor 2009, Stokholm

SAMITI BE-BRAZIL: ME FORCA TË PËRBASHKËTA DREJT SUKSESIT NË KOPENHAGË

Ndryshimet klimatike dhe energjia kanë qenë temat themelore për të cilat u debatua në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Brazilit, që dje u mbajt në Suedi. Nikoqiri i takimit – Kryeministri i Suedisë z. Frederik Rejnfeld, Presidenti i Brazilit z. Lula da Silva dhe Kryetari i Komisionit Evropian z. Zhoze Manuel Baroso u morën vesh të punojnë në zvogëlimin e emisioneve të dyoksidit të karbonit dhe u morën vesh së shpejti të realizojnë takim përgatitor në pritje të Konferencës së dhjetorit për klimën në Kopenhagë.

Lexo më shumë

TAKIM NE TEMEN ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE NDERNACIONALE NE NIVE...



E hënë, 5 tetor 2009, Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive

TAKIM NË TEMËN ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE NDËRNACIONALE NË NIVELIN LOKAL NË BALLKANIN PERENDIMOR

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, më 2 tetor 2009, në zyrën e kryetarit të Komitetit z. Xhevat Ademi, me kërkesë të z. Julius Goldman, menaxher i projektit CSSproject për Ndërmjetësim Integrues, mbajti takim në temën “Zgjidhja e konflikteve ndërnacionale në nivelin lokal në Ballkanin perëndimor”.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTE E KOMISIONIT 06.10.09...



E martë, 6 tetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në mbledhjen e tridhjetegjashtë, të mbajtur më 5 tetor 2009, si trup punues amë i shqyrtoi këto pika të rendit të ditës:

Lexo më shumë

IRLANDEZET I THANE “PO” MAREVESHJES SE LISBONES 05.10.09...



E premte, 5 tetor 2009

IRLANDEZËT I THANË “PO” MARËVESHJES SË LISBONËS

Në referendumin e dytë për Marrëveshjen e Lisbonës në Irlandë, 67,13% e qytetarëve e dhanë përkrahjen e tyre, ndërsa 32, 87% nuk e përkrahën. Vetëm në dy nga 43 vendet zgjedhore, Marrëveshja reformuese evropiane mori shumicën “jo’’.

Lexo më shumë

DEPUTETI ALEKSANDAR SPASENOVSKI REALIZOI TAKIM PUNE NE PARL...



E enjte, më 01 tetor 2009

DEPUTETI ALEKSANDAR SPASENOVSKI REALIZOI TAKIM PUNE NË PARLAMENTIN EVROPIAN NË BRUKSEL

 Ko–kryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian (KPM-Republika e Maqedonisë dhe BE),deputeti Aleksandar Spasenovski, i cili është në vizitë pune në Bruksel, u takua me një pjesë të kolegëve të tij në Parlamentin Evropian dhe me anëtarë të delegacionit të Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Bashkimit Evropian, si dhe me eurodeputet të tjerë.

Lexo më shumë

TORBJORN JAGLAND-SEKRETARI I RI I PERGJITHSHEM I KESHILLIT ...



E mërkurë, më 30 shtator 2009

TORBJORN JAGLAND-SEKRETARI I RI I PËRGJITHSHËM I KËSHILLIT TË EVROPËS

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës zgjodhi z.Torbjorn Jagland nga Norvegjia për sekretar të ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Në rrethin e parë të zgjedhjeve, prej 245 votave gjithsej, z.Jagland mori 165 (shumicën absolute) krahas z.Vladimir Timosheviq nga Polonia, i cili fitoi 80 vota.

Lexo më shumë
1...8910...23                        
Click