PER HERE TE TRETE U KONFIRMUA REKOMANDIMI PER FILLIMIN E NE...



E Mërkur, 12 tetor 2011

PËR HERË TË TRETË U KONFIRMUA REKOMANDIMI PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE

"E përsërisim rekomandimin tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim.  Perspektivat për integrim në Bashkimin Evropian janë udhërrëfyes për vazhdimin  e procesit të reformave.  Prapëseprapë, me vazhdimin e kontestit të emrit, motivimi për reforma është pakësuar.  Është bërë një progres i vogël gjatë vitit të kaluar.  Si sfida themelore mbeten të jenë: pavarësia gjyqësore, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit.  Liria e të shprehurit edhe më tutje mbetet një sfidë serioze.  Prandaj është me rëndësi që të arrihet progres për çështjen e emrit.  Zgjidhja e emrit prolongohet tepër.  Nisja e negociatave për anëtarësim do të jetë e dobishme jo vetëm për vendin dhe për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian si tërësi.  Nuk guxon të humbet edhe një vit", theksoi komisari evropian File.

Lexo më shumë

DOLI BOTIMI I PESEMBEDHJETE I BULETINIT TE KOMITETIT TE PER...



E hënë, 10 tetor 2011

DOLI BOTIMI I PESËMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Sot doli botimi i ri i 15-të i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, i pari në përbërjen e re parlamentare 2011 - 2015. Në numrin aktual, paraqitet fjalimi i kryesuesit të ri të KPP-së, z. Kenan Hasipi, për kolegët e Delegacionit të KPP-së në Parlamentin Evropian, në pajtim me praktikën e deritanishme të secilit kryesues në fillim të mandatit të tij.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KATERT E KOMISIONIT PER CESHTJE EKONOMIKE 12.10...



E Mërkur, 12 tetor 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e katërt, e mbajtur me 10 tetor 2011, si trup punues amë, në lexim të parë shqyrtoi

Lexo më shumë

KROACIA I PERFUNDOI NEGOCIATAT ADERUESE ME BE-NE 30.06.11...



E enjte, 30 qershor 2011

KROACIA I PËRFUNDOI NEGOCIATAT ADERUESE MË BE-NË

Pas pothuajse gjashtë vitesh negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian, sot në Konferencën Ndërqeveritare për Aderim, Kroacia do t'i jap fund kësaj rruge evropiane, me mbylljen e katër kapitujve të fundit.

Lexo më shumë

PROGRAMI PER DHENIE TE BURSES PERSONAVE TE RINJ NDERMJET MA...



E premte, 7 tetor 2011

PROGRAMI PËR DHËNIE TË BURSËS PERSONAVE TË RINJ NDËRMJET MAQEDONISË DHE GJERMANISË ËSHTË SHEMBULL TIPIK PËR BASHKËPUNIM TË JASHTËZAKONSHËM

Komisioni i Republikës Federale të Gjermanisë për zgjedhje të bursistëve për IPS-programin për vitin 2012, në vizitë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot realizoi takime të veçanta me: z-nj. Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë.

Lexo më shumë

MBESHTETJE E PAREZERVE PER INTEGRIM TE PLOTE TE VENDEVE TE ...



E premte, 7 tetor 2011, Dubrovnik

MBËSHTETJE E PAREZERVË PËR INTEGRIM TË PLOTË TË VENDEVE TË RAJONIT NË STRUKTURAT EUROATLANTIKE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje z-nj. Ana Pavllovska - Daneva, shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP të OSBE-së) dhe z. Ziadin Sela, anëtarët e Delegacionit, morën pjesë në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që u mbajt prej 7 deri më 10 tetor 2011 në Dubrovnik, Kroaci.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E SHTATE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUXHET 07.1...



E premte, 7 tetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e Shtatë të mbajtur më 6 tetor 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi:

Lexo më shumë

BAVARIA I JEP MBESHTETJE TE VAZHDUESHME MAQEDONISE NE EUROI...



E enjte, 6 tetor 2011

BAVARIA I JEP MBËSHTETJE TË VAZHDUESHME MAQEDONISË NË EUROINTEGRIME

Delegacioni Parlamentar i Bavarisë të Komisionit për Çështje Federale dhe Evropiane, i udhëhequr nga z-nj. Ursulla Manle, në vizitë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takime të veçanta me kryetaren e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj. Radmilla Shekerinska, kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini dhe zëvendëskryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Aleksandar Nikolloski.

Lexo më shumë

TAKIMI PROTOKOLAR I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E S...



E martë, 4 tetor 2011

TAKIMI PROTOKOLAR I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË HUNGARISË

Kryetari Veljanoski e përshëndeti faktin se nga Republika e Hungarisë vjen investuesi më i madh në vend, dhe u përpjek për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sferën e ekonomisë. Bashkëbiseduesit shprehën besim se Republika e Maqedonisë më shpejti do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe me këtë do të jepet kontribut plotësues për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Nga ana e kryetarit Veljanoski, u theksua se Republika e Maqedonisë edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, ajo i ndërmori të gjitha obligimet si anëtare e plotfuqishme. Kryetari Veljanoski i përshëndeti marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja parlamenteve, duke përkujtuar në memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet të dyja parlamenteve gjatë vizitës zyrtare në vitin 2008.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KATERT E KOMISIONIT PER TRANSPORT, LIDHJE DHE EK...



E mërkurë, 5 tetor 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në mbledhjen e katërt të mbajtur më 4 tetor 2011, e shqyrtoi:

Lexo më shumë

MAQEDONIA NUK KA ALTERNATIVE TJETER PERVEC ANETARESIMIT NE ...



E martë, 4 tetor 2011, Varshavë

MAQEDONIA NUK KA ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ ANËTARËSIMIT NË BE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, prej 2 deri më 4 tetor 2011 mori pjesë në Konferencën për Çështje Evropiane të parlamenteve nacionale të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian KOSAK.

Lexo më shumë

DEPUTETI MILLOSHOSKI E HAPI JAVEN E 50-te NDERKOMBETARE TE ...



E martë, 4 tetor 2011, Tutcing, Gjermani

DEPUTETI MILLOSHOSKI E HAPI JAVËN E 50-të NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT TË LARTË

Ngjarja, që është në organizim të Shoqatës së Evropës Juglindore, është me temë: "Ndërmjet europeizimit, globalizimit dhe traditës: ndryshime në kulturën e përditshme në Evropën Juglindore".

Lexo më shumë

SAMITI I PESTE I BE-se DHE BRAZILIT 04.10.11...



E martë, 4 tetor 2011

SAMITI I PESTË I BE-së DHE BRAZILIT

Në Samitin e Pestë të Bashkimit Evropian dhe Brazilit, që u mbajt në Bruksel, krerët i vërtetuan vlerat dhe parimet e përbashkëta që shprehen në partneritetin e tyre strategjik, me theks në përkushtimin në nxitjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përforcimit të demokracisë dhe ligjvënies, respektimit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm të përfshirjes sociale dhe mbrojtjes së rrethinës.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PARE E KOMITETIT PER MARREDHENIE NDERMJET BASHKE...



E hënë, 3 tetor 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Kryetari Veljanoski, duke u uruar zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit, njoftoi se ai e konvokoi dhe do të kryesojë me Mbledhjen e Parë Konstitutive të Komitetit, deri në zgjedhje të kryetarit të Komitetit. Njëherit, ai e theksoi rolin e rëndësishëm të Komitetit në zhvillimin dhe përparimin e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive në Republikën e Maqedonisë

Lexo më shumë

DEPUTETE ISHIN TE PRANISHEM NE PUNETORINE E PARE TE PROJEKT...



E hënë, 3 tetor 2011

DEPUTETË ISHIN TË PRANISHËM NË PUNËTORINË E PARË TË PROJEKTIT IPA-NTP PËR TEMA LIDHUR ME KUVENDIN DHE ME BE-në

Qëllimi i punëtorisë ishte t'u japë deputetëve informata të përgjithshme për rolin e parlamenteve nacionale në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në elementet e reja që u futën me Marrëveshjen e Lisabonit. Punëtoria, që u mbajt në sallën "Boris Trajkovski", u orientua në deputetët që janë anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Punë të Jashtme, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komitetit të Përzier Parlamentar (Bashkimi Evropian - Republika e Maqedonisë).

Lexo më shumë
1...789...12             
Click