Kumtime

E hënë, 4 maj 2020

VËNIA E LULEVE MBI VARRIN E GOCE DELLÇEV 

Me rastin e 117-vjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska-Remenski, më 4 maj (E hënë), në ora 10.00, në Kishën “Shën Spas”, do të vë kurorë me lule të freskëta mbi varrin e Goce Dellçev-it. 

më shumë...

E enjte, 20 shkurt 2020

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-s

Nga 20 deri më 21 shkurt 2020 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në të cilën do të marrin pjesë deputetët: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

më shumë...

E enjte, 6 shkurt 2020

DELEGACIONI I KUVENDIT PËR VIZITË ZYRTARE NË BUKURESHT

Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, i kryesuar nga Panço Minov, kryetar i Grupit, i cili përbëhet nga anëtarët: Meral Uzeiri-Ferati, Sashko Kostov dhe Dragan Danev nga 5 deri më 8 shkurt 2020, janë për vizitë zyrtare në Rumani.

më shumë...

E enjte, 6 shkurt 2020

Debat publik me temë: Shpallja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mik i revistës "Ballë për ballë"

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Mbledhjen e 15-të, më 7 shkurt 2020, në orën 10:00, në Sallën "Boris Trajkovski" do të mbajë debat publik me temë: Shpallja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mik i revistës "Ballë për ballë".

më shumë...

E mërkurë, 5 shkurt 2020

Debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbledhjen e 57-të, më 6 shkurt 2020 (e enjte), me fillim në orën 11:00 - 14:30, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbahet debati publik për Propozim-ligjin për Agjencinë për Zbulim.

më shumë...

E enjte, 30 janar 2020

Debat publik i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, në Mbledhjen e 45-të, më 31 janar 2020 (e premte), në orën 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Universitetit të Shkencave Informatike dhe Teknologjive "Shën Apostoll Pavle".

më shumë...

E premte, 24 janar 2020

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e Rregullt të AP-së së KE-së në Strasburg

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i përbërë nga Betiane Kitev, shef dhe anëtarët: Shpresa Hadri dhe Nikolla Poposki nga 26 deri më 31 janar 2020, do të marrin pjesë në Pjesën e Parë të Sesionit të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, Francë. 

më shumë...

E mërkurë, 22 janar 2020

Debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga vendet e Bashkimit Evropian në pajtim me marrëveshjet e readmisionit

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, më 24 janar 2020 (e premte), në orën 11:00, në Sallën “Boris Trajkovski“ do të mbajë debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga vendet e Bashkimit Evropian në pajtim me marrëveshjet e readmisionit.

më shumë...

E premte, 17 janar 2020

Deputeti Ejup Alimi në Konferencën e KOSAK-ut në Zagreb

Në kuadër të Kryesimit të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, Ejup Alimi do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE - KOSAK më 19 dhe 20 janar 2020, që do të mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë.

më shumë...

E enjte, 16 janar 2020

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën e KOSAP-it në Tiranë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Shpresa Hadri dhe Sllavica Shumanska-Miteva, anëtare të Komisionit për Çështje Evropiane, do të marrin pjesë sot dhe nesër në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimet / Çështjet Evropiane të shteteve të përfshira në Procesin për Stabilizim dhe Asocim.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 19
  •