Deputeti Ejup Alimi në Konferencën e KOSAK-ut n&#...

E premte, 17 janar 2020

Deputeti Ejup Alimi në Konferencën e KOSAK-ut në Zagreb

Në kuadër të Kryesimit të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, Ejup Alimi do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE - KOSAK më 19 dhe 20 janar 2020, që do të mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën e KOSAP-it ...

E enjte, 16 janar 2020

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën e KOSAP-it në Tiranë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Shpresa Hadri dhe Sllavica Shumanska-Miteva, anëtare të Komisionit për Çështje Evropiane, do të marrin pjesë sot dhe nesër në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimet / Çështjet Evropiane të shteteve të përfshira në Procesin për Stabilizim dhe Asocim.

Lexo më shumë

Debat publik për Propozim-planin e aktiviteteve p&#235...

E hënë, 13 janar 2020

Debat publik për Propozim-planin e aktiviteteve për avancimin e ndjeshmërisë gjinore të Kuvendit

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, në bashkëpunim me Klubin e Deputeteve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, më 15 janar 2020 (e mërkurë) në orën 10:00 në Sallën "Boris Trajkovski" do të mbajë debat publik me temën: Propozim-plani i aktiviteteve për avancimin e ndjeshmërisë gjinore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020 - 2021.

Lexo më shumë

Iniciativë për ndryshimin e modelit zgjedhor...

E martë, 24 dhjetor 2019            

Iniciativë për ndryshimin e modelit zgjedhor

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Iniciativën për një njësi zgjedhore, do të mbajë debat të hapur lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor që kanë të bëjnë me vendosjen e një njësie zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, lista të hapura për zgjedhje lokale dhe përfaqësim të barabartë gjinor në listat për deputetë dhe këshilltarë.

Lexo më shumë

Deba Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe...

E premte, 20 dhjetor 2019

Deba Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politika e të rinjve

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, më mbledhjen e 41më 23 dhjetor 2019 (e hënë), në orën 10:00, në Sallën “Boris Trajkovski”,do të mbajë debat publik për Propozim Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve.   

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në Ta...

E martë, 17 dhjetor 2019

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në Takimin e 17-të të Komitetit të Përzier Parlamentar RMV-BE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE merr pjesë në Takimin e 17-të të Komitetit, që do të mbahet më 18 dhe 19 dhjetor 2019 në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Lexo më shumë

Vizitë pune e Delegacionit të Kuvendit në Mo...

E martë, 10 dhjetor 2019

Vizitë pune e Delegacionit të Kuvendit në Moldavi për efikasitetin energjetik

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Agim Shaqiri, zëvendëskryetar, dhe Zoran Ilioski, zëvendësanëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike, do të marrë pjesë në takimet për efikasitetin energjetik, të organizuar nga Komuniteti Energjetik dhe Forumi Parlamentar për Evropën Juglindore për Efikasitetin Energjetik dhe Klimën, si dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim, që do të mbahen në Kishinjev, Republika e Moldavisë, 11 dhe 12 dhjetor 2019.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Forumin Parlamentar Transatl...

E premte, 6 dhjetor 2019

Delegacioni i Kuvendit në Forumin Parlamentar Transatlantik në Uashington

Në kuadër të mbledhjeve të rregullta të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Forumin e 19-të Parlamentar Transatlantik të këtij viti, që në organizimin e përbashkët të AP-së së NATO-s dhe Këshillit Atlantik do të mbahet nga 9 deri më 11 dhjetor 2019 në Uashington, SHBA, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit dhe zëvendësanëtari i Delegacionit, Afrim Gashi. 

Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “SHËN KLIMENTI I O...

E premte, 6 dhjetor 2019

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “SHËN KLIMENTI I OHRIT“ 

Më 8 dhjetor 2019 (e diel), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit” do ta ndajë çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËT...

E enjte, 5 dhjetor 2019

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËTA

Me rastin e festës 8 Dhjetori - „Shën Kliment Ohridski“, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Aleksandar Filipovski, Aleksandra Cvetkoska dhe Vesna Damçevska-Ilievska, më 6 dhjetor 2018 (e premte), në orën 11:00, do të vendos kurorë lulesh të freskëta para përmendores Shën Kliment Ohridski në BUN „Shën Kliment Ohridski“.

Lexo më shumë
123...19                    
Click