Debat publik me temë: „Propozim-ligj për mbrojtje...

E hënë, 18 mars 2019

Debat publik me temë: „Propozim-ligj për mbrojtje sociale“

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale në Mbledhjen nr. 41 do të mbajë debat publik me temë „Propozim-ligj për mbrojtje sociale“.

Debati publik do të mbahet më 20 mars 2019 (e mërkurë), me fillim prej orës 12:00, në Sallën „Boris Trajkovski“, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Vizitë studimore në Holandë për të...

E mërkurë, 13 mars 2019

Vizitë studimore në Holandë për të drejtat e personave LGBTI

Deputetët, anëtarët e Grupit Parlamentar Interpartiak për të drejtat e personave LGBTI do të marrin pjesë në vizitën studimore në Holandë, në periudhën prej 13.3.2019 deri më 16.3.2019.

Lexo më shumë

Debat mbikëqyrës i Komisionit për Kultur&#23...

E hënë, 11 mars 2019

Debat mbikëqyrës i Komisionit për Kulturë

Komisioni për Kulturë në Mbledhjen nr. 23 do të mbajë debat mbikëqyrës me temë „Politikat kulturore dhe mënyra e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës përprojektet me interes nacional, me vështrim të veçantë në realizimin e Programit për vitin 2018.“

Lexo më shumë

Vendosja e luleve të freskëta me rastin e 76-vjet...

E hënë, 11 mars 2019

Vendosja e luleve të freskëta me rastin e 76-vjetorit nga deportimi i 7144 hebrenjve maqedonas në kampin e vdekjes - Treblinkë

Delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga Frosina Tashevska Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: Kostadin Acevski, Dalibor Bogdanovski dhe Dragan Danev do të vendos lule në 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Ndërpa...

E martë, 5 mars 2019

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Ndërparlamentare në Rumani

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri; Ejup Alimi, koordinator i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim; Emilija Aleksandrova, anëtare e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe Politikë të Jashtme; dhe Ane Llashkoska, anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, do të marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Sigurisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që do të mbahet prej 6 deri më 9 mars 2019 në Bukuresht, Republika e Rumanisë.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në mbledhjet e Komitetit Politi...

E hënë, 4 mars 2019

Delegacioni i Kuvendit në mbledhjet e Komitetit Politik dhe Komitetit për Dimension Civil të Sigurisë

Me ftesë të AP-së së NATO-s, në mbledhjet e Komitetit Politik dhe Komitetit për Dimension Civil të Sigurisë, që do të mbahen prej 4 deri më 6 mars 2019 në Athinë, Republika e Greqisë, do të marrë pjesë Ilija Dimovski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e NATO-s dhe Katerina Kuzmanovska, anëtare e Delegacionit. 

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ...

E hënë, 25 shkurt 2019

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit nga vdekja tragjike e ish presidentit, Boris Trajkovski, delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa në përbërje: Vesel Memedi, Dalibor Bogdanovski, Zhaklina Peshevska, Branko Manoillovski dhe Elizabeta Kançevska Milevska, më 26 shkurt 2019 (e martë), në orën 11:30, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në Shëtitoren e Kolosëve, Varrezat e Butelit.

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e deputetit Fadil Zendeli në mbledhje...

E premte, 22 shkurt 2019

Pjesëmarrja e deputetit Fadil Zendeli në mbledhjen e Komisionit për Zhvilim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë të AP-së së PBEJL-së në Mal të Zi

Deputeti Fadil Zendeli, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL-së), do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Zhvilim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë të AP-së së PBEJL-së, që do të mbahet më 22 dhe 23 shkurt 2019 në Podgoricë, Mal të Zi.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror t&#235...

E mërkurë, 20 shkurt 2019

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-së

Prej 21 deri më 22 shkurt 2019 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilin do të marrin pjesë deputetët: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit; Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në mbledhjen që i kushtohe...

E martë, 19 shkurt 2019

Delegacioni i Kuvendit në mbledhjen që i kushtohet efikasitetit energjetik në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Agim Shaqiri, zëvendëskryetar dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike sot do të marrë pjesë në mbledhjen që i kushtohet efikasitetit energjetik në organizimin e Komunitetit Energjetik dhe Forumit Parlamentar për Evropën Juglindore për Efikasitetin Energjetik dhe Klimën në organizimin e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim që mbahen në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. 

Lexo më shumë
1...8910...19                    
Click