E mërkurë, 30 janar 2013
REZULTATE NGA ANKETA E RREGULLT TELEFONIKE PËR PERCEPTIMIN E QYTETARËVE PËR PUNËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË (E REALIZUAR -17 DHE 18 JANAR 2013)

Anketa e rregullt telefonike për perceptimin e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u realizua më 17 dhe 18 janar 2013. Anketa u realizua në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministër për demokraci nga Britania e Madhe. Anketa u realizua nga Instituti për demokraci "Societas civilis" Shkup. Me anketën janë përfshirë 1.123 të anketuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet linjës telefonike më 17 dhe 18 janar 2013. Anketimi është bërë me pyetësor prej 16 pyetjesh standarde, përveç pyetjeve standarde janë përfshirë edhe pyetje demografike.
Lexo më shumë
E martë, 29 janar 2013
MBLEDHJA E NJËZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 24-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E martë, 29 janar 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të tridhjetetretë, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 28 janar 2013
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.IVICA DAÇIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në takimin e sotëm theksoi marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, të cilat karakterizohen me marrëdhënie të mira fqinjësore, siguri dhe stabilitet në planin bilateral, rajonal dhe multilateral me shkallë të lartë të besimit dhe mungesë të çështjeve të hapura dhe kontestuese. Në takimin në veçanti u theksua ardhmëria e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, me ç'rast u shpreh gatishmëria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për këmbimin e të gjitha përvojave.
Lexo më shumë
E hënë, 28 janar 2013, Dablin, Irlandë
ZGJERIMI I BE-SË - MEKANIZËM PËR PROMOVIMIN E PAQES, PROGRESIT DHE SIGURISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini, merr pjesë në KOSAK - Konferenca e komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, e cila në kuadër të Kryesimit të Irlandës me Bashkimin Evropian, mbahet nga 27 deri 28 janar në Dablin.
Lexo më shumë
E mërkurë, 23 janar 2013
MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 23-të të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural
Lexo më shumë
E mërkurë, 23 janar 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në mbledhjen e sotme të 32-të, me procedurë të shkurtuar - leximi II, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E premte, 18 janar 2013
VIZITA ZYRTARE E KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR NË KUVENDIN E MADH PARLAMENTAR TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në kuadër bashkëpunimit bilateral ndërmjet Parlamenteve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, me iniciativë të bashkëkryesuesit të Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, Delegacioni i këtij Komiteti dje realizoi takim zyrtar në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë. Delegacioni, në përbërje me: z.Kenan Hasipi, bashkëkryesues i këtij Komiteti; znj.Sillvana Boneva dhe z.Aleksandar Spasenovski, anëtarë të Komitetit dhe znj.Deshira Imeri, zëvendësanëtare e Komitetit, realizoi më shumë takime dhe mbledhje.
Lexo më shumë
E premte, 18 janar 2013
MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetenjë, të mbajtur më 16 janar 2013, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim
Lexo më shumë
E enjte, 17 janar 2013
MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 22-të të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E enjte, 17 janar 2013
MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të Dyzetepestë, si trup punues amë, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E martë, 15 janar 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.STEFANO SANINO

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e informoi drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Stefano Sanino, me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën më 24 dhjetor, si dhe me faktet, rrethanat dhe ndodhitë para ngjarjeve të fundit
Lexo më shumë
E martë, 15 janar 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E DEPUTETËVE NGA GRUPI PËR BASHKËPUNIM BILATERAL ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË NGA DHOMA PËRFAQËSUESE E INDONEZISË

Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e përshëndeti zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy shteteve, me ç'rast shprehu edhe bindjen se në të ardhmen ato do të shënojnë zhvillim pozitiv dhe dinamikë të zmadhuar në më shumë sfera. Kryetari Veljanoski, gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Kuvendi bëjnë përpjekje për vendosjen dhe zhvillimin e dialogut politik dhe për zhvillimin kontakteve dhe takimeve më të shpeshta
Lexo më shumë
E martë, 15 janar 2013
TAKIMI I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME ME DELEGACIONIN NGA GRUPI PËR BASHKËPUNIM BILATERAL ME MAQEDONINË NË DHOMËN PËRFAQËSUESE TË REPUBLIKËS SË INDONEZISË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.Antonia Milloshoski, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me znj.Vera Fabjanti, shefe e delegacionit të Grupit për bashkëpunim bilateral me Maqedoninë në Dhomën përfaqësues të Republikës së Indonezisë.
Lexo më shumë
E hënë, 14 janar 2013
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 14 deri 17 janar në Strazburg, Parlamenti Evropian mban seancë plenare, në kuadër të së cilës do të diskutohet edhe për planin për garanci që njerëzit e rinj të fitojnë punë, arsim ose ofertë për praktikant pas katër muajsh papunësi.
Lexo më shumë
E premte, 11 janar 2013
DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE LOKALE

Më lejoni të Ju njoftoj se në pajtim me detyrimin ligjor të cilin e kam si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në pajtim me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për Kryetarin e Qytetit të Shkupit
Lexo më shumë
E premte, 11 janar 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. LLUK SIMPKINS, DEPUTET FEDERAL I AUSTRALISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi përshtypjet e tij pozitive nga vizita zyrtare në Australi. Kryetari Veljanoski theksoi se takimet do t'i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, si dhe bashkëpunimin parlamentar me Australinë, të cilat në vazhdimësi shënojnë progres.
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 janar 2013
MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të dyzetekatërtë, si trup punues amë, shqyrtoi ligjet në vijim:
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 janar 2013
MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 50-të, të mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë (leximi i dytë).
Lexo më shumë
E martë, 8 janar 2013
IRLANDA - KRYESUESE E RE ME KËSHILLIN E BE-SË

Stabiliteti, vendet e punës dhe zhvillimi do të jenë në fokusin e Kryesisë së Irlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila startoi në fillim të vitit të ri.
Lexo më shumë