E mërkurë, 4 prill 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE NË SEMINARIN PËR SHFRYTËZIMIN E BAZAVE TË TË DHËNAVE TË BE

Qëllimi i këtij seminari ishte që deputetët të informohen apo të përfitojnë njohuri praktike mbi përdorimin e përditshëm të bazave të të dhënave të Bashkimit Evropian, veçanërisht ato deputetë të cilët nevojiten për punën e Kuvendit lidhur me çështjet e BE-së dhe për procesin legjislativ. Temat që u trajtuan në këtë mbledhje ngërthyen hyrje në burimet kryesore të informatave për BE-në dhe hyrje të përgjithshme në ueb faqen e BE-së, mënyra si të gjenden dokumentet legjislative dhe jolegjislative të BE-së dhe dokumentet në ueb faqet, si dhe pasqyrë të bazave të të dhënave të BE-së në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare të BE-së



E enjte, 29 mars 2012, Uashington

DELEGACIONI I KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR POLITIKË TË JASHTME U TAKUA ME KONGRESISTËT AMERIKAN

Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, në përbërje të të cilit janë deputetët Antonio Milloshoski, Igor Ivanovski, Deshira Imeri dhe Pavle Sazdov, i cili këto ditë është në vizitë në Uashington, gjatë ditës së djeshme realizoi takim me kongresistët Bill Paskrell, Allse Hastings, Dejvid Dreer dhe Kendis Miler



E mërkurë, 28 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E PARLAMENTIT TË KROACISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI BORIS SHPREM

Pas diskutimeve të sotme ndërmjet të dy delegacioneve parlamentare, z.Veljanoski, kryetar i Kuvendit të RM-së dhe z.Boris Shprem, kryetar i Kuvendit të Kroacisë vlerësuan se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë nuk ka çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet bilaterale në të gjitha sferat në njëzet vitet e kaluara vazhdimisht janë duke përparuar.



E mërkurë, 28 mars 2012

KROACIA ME PËRKRAHJE TË PËRHERSHME NDAJ MAQEDONISË

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, z. Fijat Canovski, sot realizoi takim me z. Boris Shprem, kryetar i Parlamentit të Kroacisë



E mërkurë, 28 mars 2012

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian, sot dhe nesër, në Bruksel, do të mbajë seancë plenare në të cilën, do të diskutohet për progresin e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës për rrugën drejt Bashkimit Evropian.



E mërkurë, 28 mars 2012

MBLEDHJA E NJËZETEKATËR E KOMISIONIT PËR FINANCA DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Njëzetekatër, të mbajtur më 26 mars 2012, si trup punues amë shqyrtoi:



E martë, 27 mars 2012, Uashington

DEPUTETI ANTONIO MILLOSHOSKI REALIZOI TAKIM ME ZËVENDËS-NDIHMËS SEKRETARIN SHTETËROR, Z. FILIP RIKER

Tema kryesore në takim ishte integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO.



E premte, 23 mars 2012

NË DEMOKRACI KA VEND PËR TË GJITHË

Evropa me hapësirë është e vogël, por ka histori të madhe, ku ndërthuren të gjitha gjuhët dhe historitë, ndërsa në demokraci ka hapësirë për të gjithë, theksoi z. Rikardo Milljori, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare i OSBE-së dhe shef i Delegacionit Italian në AP të OSBE-së, gjatë takimit me Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së.



E enjte, 22 mars 2012

MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme e njëzetenjë, si trup punues amë, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra, me procedurë të shkurtuar



E martë, 20 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SHTETIT TË KUVAJTIT, SH.T ABDULLA AL-DUVAJH

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, dje në Republikën e Maqedonisë realizoi takim protokollar me ambasadorin Shtetit të Kuvajtit, SH.T. Abdulla Al-Duvajh, me seli në Ankara.



E hënë, 19 mars 2012

VIZITA PËRSHËNDETËSE E AMBASADORIT TË REPUBLIKËS SË PORTUGALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. LUIS DE ALMEIDA SAMPAJO

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli sot realizoi takim me ambasadorin e Portugalisë me seli në Beograd, z. Luis de Almeida Sampajo.



E hënë, 19 mars 2012

MBLEDHJA E NJËZETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Njëzetetretë, të mbajtur më 14 mars 2012, si trup punues amë shqyrtoi



E premte, 16 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E MALIT TË ZI, Z. FILIP VUJANOVIQ

Kryetari i Malit të zi, z. Filip Vujanoviq edhe njëherë shprehu kënaqësi dhe falënderim për ndihmën të cilën Maqedonia ia jep Malit të Zi në proceset e integrimit euroatlantik. Të gjithë e kemi të qartë se Maqedonia që moti i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, ndërsa un personalisht shpresoj se aktgjykimin në Hagë do ta respektojnë të gjitha subjektet dhe organizatat ndërkombëtare.



E premte, 16 mars 2012

TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYETARIN E QEVERISË DHE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. EDMOND HAXHINASTO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në takim e bindi z. Edmond Haxhinasto se Republika e Maqedonisë dëshiron dhe ndërton marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët dhe se i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit rajonal dhe pastaj duke i dhënë mbështetje të plotë Republikës së Shqipërisë për afirmim në iniciativat rajonale



E premte, 16 mars 2012

U HAP DIALOGU ADERUES NË NIVEL TË LARTË NDËRMJET MAQEDONISË DHE UE-SË

Dje u hap dialogu aderues në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian, i cili u vlerësua si fazë e re në rrugën eurointegruese të vendit tonë, urë që shpie në negociata aderuese me UE-në.



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 9-të të sotme, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitetin e prodhimeve bujqësore.



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Nëntëmbëdhjetë të mbajtur më 12 mars 2012, i shqyrtoi



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në Mbledhjen e Katërmbëdhjetë, të mbajtur më 12 mars 2012, i shqyrtoi:



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e 12-të të mbajtur më 29 shkurt, 2, 6 dhe 12 mars 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore në lexim të dytë

E mërkurë, 14 mars 2012

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime, sot mbajtën mbledhje të përbashkët me pikën e vetme të rendit të ditës, kushtuar Informatës për aktivitetet e realizuara të Programit nacional për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian - revizioni 2011, për periudhën 1.10.2011-31.12.2011.

më shumë...



E martë, 13 mars 2012

DISKUTIM PUBLIK PËR VERSIONIN E PUNËS SË PROPOZIM-LIGJIT PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MJEDIS JETËSOR

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot mbajti diskutim publik për versionin e punës së Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor. Ky ligj është njëri ndër 10-të ligjet e Aneksit 2 të miratuar nga Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe pjesë përbërëse e Mendimit për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian gjatë vitit 2012, të cilën Këshilli me konsensus e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 8 shkurt të këtij viti



E hëne, 12 mars 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANTONIO MILLOSHOSKI NË KONFERENCËN NË KOPENHAGË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, dje dhe sot merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të vendeve evropiane, e cila mbahet në Kopenhagë, Danimarkë.



E hënë, 12 mars 2012

MAQEDONIA NË AGJENDËN E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti evropian prej 12 deri 15 mars do të mbajë seancë plenare në Strasburg, ku do të debatohet për progresin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pas përfundimit të debatit do të votohet.



E hënë, 12 mars 2012

MBLEDHJA E PESTË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në mbledhjen e mbajtur më 9 mars 2012, duke u nisur nga kompetencat e saj të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Ligjin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, zhvilloi diskutim me temë "Ngjarjet e fundit dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabiliteti i vendit". 



E enjte, 8 mars 2012

SUEDIA ME QËNDRIM POZITIV TRADICIONAL PËR ZGJERIMIN E BE

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë dhe Komisioni për Çështje Evropiane u takuan me Delegacionin e Grupit parlamentar të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë për miqësi ndërmjet Suedisë dhe Maqedonisë,i kryesuar nga z. Oskar Ohollm, deputet dhe shef i Delegacionit.



E enjte, 8 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PËR MIQËSI ME MAQEDONINË TË PARLAMENTIT SUEDEZ

Të pranishmit u pajtuan se, megjithëse Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ajo i ka realizuar reformat dhe direktivat e BE-së, të cilat nuk janë vetëm kusht për anëtarësim në BE, por janë benefit edhe për qytetarët dhe për shtetin



E mërkurë, 7 mars 2012

DOLI BOTIMI I NËNTËMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Doli botimi i ri i nëntëmbëdhjetë i buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE. Në numrin aktual, është paraqitur vizita e tre eurodeputetëve nga Grupi "Miqtë e Maqedonisë", z. Riçard Hauit, z. Edvard Kukan dhe z. Allojz Peter dhe Takimi me kryetarin Trajko Veljanoski dhe me deputetët nga Komisioni për Politikë të Jashtme, Komisioni për Çështje Evropiane, Komitetit i Përzier Parlamentar - RM dhe BE dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë



E mërkurë, 7 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME SHEFIN E RI TË DELEGACIONIT TË BE-SË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. AIVO ORAV

Trajko Veljanoski i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Aivo Orav, dhe potencoi gatishmërinë personale dhe gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të përkrahur çdo iniciativë në drejtim të bashkëpunimit efikas dhe produktiv



E martë, 6 mars 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e nëntë, të mbajtur më 1 mars 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare (lexim i parë), i parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së, PRSD-së dhe PL dhe PAE dhe LS



E marte, 6 mars 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dymbëdhjetë të mbajtur më 28 shkurt 2012, shqyrtoi



E hëne, 5 mars 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE LJUBISAV IVANOV-XINGO DHE MARJANÇO NIKOLLOV NË KONFERENCË NË BEOGRAD

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Llubisav Ivanov - Xingo dhe kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z.  Marjanço Nikollov, më 3 mars 2012, morën pjesë në Konferencën në Beograd, me temë: "Roli i parlamenteve në procesin e përcaktimit të prioritete:  Shkurtimi i shpenzimeve publike ose stimulimi i ekonomisë", të organizuar nga Kuvendi popullor i Republikës së Serbisë, Instituti për Shkenca Ekonomike nga Beogradi dhe Fondacioni "Fridrih Ebert". 



E hënë, 5 mars 2012

MBLEDHJA E NJËZETEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetedytë, të mbajtur me 29 shkurt 2012, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi



E premte, 2 mars 2012, Rokdeil

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KOMUNËS SË ROKDEILIT, Z. BILL SARVINOSKI

Kryetari Veljanoski theksoi se është krenar që është përfaqësues i Republikës së Maqedonisë në Australi, sepse Maqedonia është atdheu i komunitetit i cili qëndron besnik ndaj Australisë dhe i cili jep kontribut të madh në zhvillimin e plotë të Australisë. Ai nënvizoi se Komuniteti maqedonas mund t'i përmbush të gjitha qëllimet e caktuara. 



E premte, 2 mars 2012, Vellsi i Ri Jugor

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT DHE GUVERNATORIN E VELLSIT TË RI JUGOR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me deputetët: z. Ilija Dimovski, znj. Cvetanka Ivanova, z. Xhevat Ademi dhe z. Millorad Dodevski, sot u takuan me kryetarin dhe nënkryetarët e Parlamentit të Vellsit të Ri Jugor, z. Xhon Hog, z.Vard dhe znj. Mekllaren Xhons, deputetin Mosellman dhe guvernatorin e Vellsit të ri Jugor, znj. Meri Beshmir



E enjte, 1 mars 2012, Kanbera, Australi

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KOMISIONIN PËR PUNË TË JASHTME DHE TREGTI TË PARLAMENTIT TË AUSTRALISË, ZËVENDËSLIDEREN E OPOZITËS, ZNJ. XHULI BISHOLL, DHE ME DEPUTETIN DHE ISH ZËDHËNËS I PARLAMENTIT AUSTRALIAN, Z. HERI XHENKINS

Të dy palët e përshëndetën vendimin e MPJ të Australisë për heqjen e nocionit Sllavo-maqedonas të imponuar me Direktivën e vitit 1994 dhe futjen e nocionit Maqedonas në të gjitha dokumentet zyrtare. Në fund të takimit kryetari Veljanoski e ftoi znj. Bishop ta vizitojë Republikën e Maqedonisë

Click