E mërkurë, 29 prill 2009, Strasburg
U MIRATUA RAPORTI ME REKOMANDIME PËR MAQEDONINË

Lui Maria de Puç, si kryetare e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, në mbledhjen plenare shprehu kënaqësi për mënyrën se si janë realizuar zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. “Dua ti uroj Maqedonisë për mënyrën se si u organizuan zgjedhjet dhe i dëshiroj të vazhdojë me përsosjen e demokracisë”, deklaroi De Puç.
Lexo më shumë
E premte, 24 prill 2009
ZGJERIMI I UNIONIT EVROPIAN NUK GUXON TË NDALET

Ballkani Evropian është temë e Parlamentit Evropian, e bazuar në Raportin e eurodeputetes suedeze Ana Ibrisagiq, sipas së cilës zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk guxon të vihet në pyetje. Ibrisagiq konsideron se nëse ratifikimi i Marrëveshjes së Lisbonës është i rëndësishëm, prapëseprapë pranimi i vendeve të cilat i kanë plotësuar kriteret nuk duhet të shtyhet ose refuzohet.
Lexo më shumë
E enjte, 23 prill, Strasburg
EURODEPUTETËT PËR BOTË PA ARMË BËRTHAMORE

Prania gjithnjë e më e madhe e armëve për asgjësim masiv paraqet një ndër kërcënimet më serioze për stabilitetin ndërkombëtar dhe sigurinë, mendojnë deputetët e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Lexo më shumë
E mërkurë, më 22 prill 2009, Strasburg
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 21 deri më 24 prill në Strasburg u mbajt Seanca plenare e Parlamentit Evropian, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit katastrofal në Itali.
Lexo më shumë
E premte, 3.4. 2009, Bruksel
U MIRATUA REZOLUTA ,, VETËDIJA EVROPIANE DHE TOTALITARIZMI”

Me 553 vota “për”, 44 “kundër” dhe 33 “të përmbajtur” Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën ‘’Vetëdija evropiane dhe totalitarizmi”. Eurodeputetët i i nderuan të gjitha viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare në Evropë dhe ftuan për hapjen e arkivave të të gjitha anëtareve tjera. Parlamenti nënvizoi që është e një rëndësie të veçantë të mbahen të gjalla kujtimet e së kaluarës tragjike të Kontinentit të vjetër, që t’u shprehet respekt viktimave, të dënohen ekzekutorët dhe të përgatitet tereni për paqësim.
Lexo më shumë
E merkure, 1.4.2009, Bruksel
SEANCE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Masat per zvogelimin e diskriminimit dhe arsimit te femijeve imigrante, si dhe rreziku i shfrytezimit te telefonave celulare, radios, televizorit dhe aparateve te ngjashme, jane vetem pjese e temave ne te cilat do te debatojne eurodeputetet ne sesionin plenar dyditor te Parlamentit Evropian, qe mbahet sot dhe neser ne Bruksel.
Lexo më shumë