KREMTIM I MARREVESHJES SE LISBONES 02.12.09...



E mërkurë, 2 dhjetor 2009

KREMTIM I MARRËVESHJES SË LISBONËS

Në ceremoninë solemne në Lisbonë, ku më 13 dhjetor 2007, shefat e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve-anëtare të Unionit Evropian nënshkruan marrëveshjen reformuese evropiane, dje u shënua hyrja e saj në fuqi

Lexo më shumë

DEKLARATE E KRYETARIT DHE NENKRYETAREVE TE KUVENDIT TE REPU...



E martë, 1 dhjetor 2009

DEKLARATË E KRYETARIT DHE NËNKRYETARËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME RASTIN E VENDIMIT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Gjithsesi, merita për këtë, si edhe për raportin e paradokohshëm pozitiv të Komisionit Evropian, është e juaja qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe mbështetjes suaj të madhe për realizimin e qëllimit strategjik, e këto janë integrimet euroatlantike. Në të njëjtën kohë dua të theksojë rolin e Kuvendit, si në këtë periudhë të mandatit, ashtu edhe në mandatet e kaluara, që i miratuan këto ligje specifike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Me këtë rast, edhe një herë doemos duhet të theksoj puna e të gjithë ne, të cilët tani ulemi në Parlament, sepse atë që e bëmë është vlerësuar nga ana e Komisionit Evropian si hap të madh dhe cilësor përpara në procesin e integrimit në UE. Për gjithë këtë u shpreh falënderim të gjithë deputetëve dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilët së bashku me mua janë përgjegjës për punën dhe funksionimin e suksesshëm të shtëpisë ligjvënëse.

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E DELEGACIONIT TE RM, Tirane 07.12.09...



E hënë, 7 dhjetor 2009, Tiranë

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KONFERENCËN KUSHTUAR PËRFORCIMIT TË BASHKËPUNIMIT TË SIGURISË PËR INTEGRIMIN MË TË SHPEJTË TË EVROPËS JUGLINDORE NË UE

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë merr pjesë në punën e Konferencës kushtuar përforcimit të bashkëpunimit për integrimin më të shpejtë të Evropës Juglindore në Unionin Evropian, që mbahet më 7 dhe 8 dhjetor 2009 në Tiranë, në organizim të Parlamentit të Shqipërisë.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJEZET E KOMISIONIT PER MBROJTE DHE SIGURI 9.12....



E mërkurë, 9 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËZET E KOMISIONIT PËR MBROJTE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojte dhe siguri në mbledhjen e njëzet, të mbajtur më 7 dhjetor 2009, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjes ushtarake (leximi i parë).

Lexo më shumë

MARREVESHJA E LISBONES HYRI NE FUQI 1.12.09...



E martë, 1 dhjetor 2009

MARRËVESHJA E LISBONËS HYRI NË FUQI

Pritet që Marrëveshja e re evropiane, e cila u ratifikua nga të gjitha vendet anëtare pas mospajtimeve të gjata rreth reformave të brendshme, ta përmirësojë funksionimin e UE-së. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, UE-ja fitoi dy funksione të reja - përfaqësues i lartë i politikës së jashtme dhe kryetar i Këshillit të UE-së. Kryetar i parë i Këshillit të UE-së u zgjodh kryeministri i Belgjikës, Herman van Rompuj, i cili do të fillojë detyrën më 1 janar, ndërsa në funksionin përfaqësues i lartë i Unionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri u zgjodh britanezja Ketrin Eshton

Lexo më shumë

REPUBLIKA E MAQEDONISE ESHTE NE RRUGE TE VERTETE DREJT BASH...



E martë, 1 dhjetor 2009

REPUBLIKA E MAQEDONISË ËSHTË NË RRUGË TË VËRTETË DREJT BASHKIMIT EVROPIAN DHE ALEANCËS SË NATO-s

Kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, z. Vlladimir Gjorçev dhe anëtarët e Komisionit dje patën takim me ministren e Mbrojtjes dhe Sigurisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, baroneshën En Tejllor nga Boltoni.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE RM ME EN TEJLOR 30.11.09...



E hënë, 30 nëntor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTREN E MBROJTJES NDËRKOMBËTARE TË MBRETËRISË SË BASHKUAR, BARONESHËN EN TEJLOR

Në bisedë, Kryetari i Kuvendit i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara lart ndërmjet dy shteteve dhe shprehu falënderim për përkrahjen dhe ndihmën parimore të cilën e jep Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore kur është fjala për realizimin e qëllimit tonë strategjik - integrimeve euroatlantike

Lexo më shumë

MAQEDONIA E MORI LIBERALIZIMIN E VIZAVE 30.11.09...



E hënë, 30 nëntor 2009

MAQEDONIA E MORI LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë së vendeve-anëtare të Unionit Evropian, në preskonferencën në Bruksel, e konfirmoi liberalizimin vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, i cili do të startojë më 19 dhjetor të këtij viti. Me vendimin plotësohet Rregulativa 539/2001 e UE-së, përkatësisht këto tre vende ballkanike kalojnë nga shengen-lista "e zezë” në "të bardhë’’.

Lexo më shumë

INKLUZIONI DHE INTEGRIMI I PERSONAVE ME NEVOJA TE POSACME N...



E premte, 27 nëntor 2009

INKLUZIONI DHE INTEGRIMI I PERSONAVE ME NEVOJA TË POSAÇME NË SHOQËRINË TONË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zonja Svetllana Jakimovska, sot mori pjesë në tribunën e organizuar nga Shoqata e defektologëve dhe personave profesionalë Zgjate Dorën në bashkëpunim me Shoqatën e qytetarëve Të rinjtë për të rinjtë, në temë: “Inkluzioni dhe integrimi i personave me nevoja të posaçme në shoqërinë tonë”.

Lexo më shumë

TAKIME TE KRYETARIT TE KUVENDIMIT TE RМ, ME AMBASADORET E S...



E premte, 27 nëntor 2009

TAKIME TË KRYETARIT TË KUVENDIMIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS FRANCEZE E.T. ZHAN – KLLOD SHLLUMBERZHE DHE REPUBLIKËS SË PERUSË E.T. ERNESTO RITLLER

Në takimin, kryetari i Kuvendit theksoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e zhvilluar lart ndërmjet dy shteteve dhe në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat: "Duke nisur nga përkrahja parimore, të cilën Franca ia jep Republikës së Maqedonisë në realizimin e qëllimeve tona strategjike, integrimeve euroatlantike, besoj se tani kur Republika e Maqedonisë duhet ta marrë datën për fillimin e negociatave, këtë përkrahje do ta marrim”, theksoi kryetari Veljanoski.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E DYZETETETRETE E KOMIISONIT PER FINANCIM DHE BUXH...



E premte, 27 nëntor 2009

MBLEDHJA E DYZETETETRETË E KOMIISONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në Mbledhjen e dyzetetretë, të mbajtur më 26 nëntor 2009, si trup amë punues shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (leximi i parë).

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOVSKI, DAVID KOEN 25.11.09...



E mërkurë, 25 nëntor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT nË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SHKËLQESIA E TIJ, DAVID KOEN

Në takim, kryetari i Kuvendit, z. Trajko Vlejanovski, i theksoi marrëdhëniet e e deritanishme bilatera të mira dhe miqësore, të cilat shënojnë trend pozitiv, për çka flasin edhe takimet e shumta në nivel të lartë ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, ai shfaqi shpresën se ky komunikim dhe bashkëpunim i shpeshtë me përfaqësuesit e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe më tutje.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KOMISONIT PER CESHTJE EVROPIANE MORI PJESE NE...



E mërkurë, 25 nëntor 2009 Strasburg

DELEGACIONI I KOMISONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE MORI PJESË NË TAKIMIN PËRGADITOR TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-EU

Me këtë rast, eurokomesari z.Oli Ren theksoi përparimin e konsiderueshëm, të cilin e arriti Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar, gjatë plotësimit të kritereve dhe shfaqi shpresë se procesi ynë eurointegrues do të vazhdojë me zgjidhjen e kontestit me emrin.

Lexo më shumë

SAMITI UE-KINE 30.11.09...



E hënë, 30 nëntor 2009

SAMITI UE-KINË

Sot në Nanking do të mbahet takimi i 12-të i kreut të Unionit Evropian dhe Kinës, në të cilin kryeministri kinez, z. Ven Xhiabao, do të jetë nikoqir i kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin, z. Frederik Rejnfeld dhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso. Në fokusin e takimit do të jetë ngrohja globale, një javë para Konferencës së klimës, e cila do të mbahet në Kopenhagë, në organizim të KB.

Lexo më shumë

U SHPALL PERBERJA E KOMISIONIT TE RI EVROPIAN 27.11.09...



E premte, 27 nëntori 2009

U SHPALL PËRBËRJA E KOMISIONIT TË RI EVROPIAN

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, në pres-konferencën në Bruksel, e shpalli ekipin e tij të ri, i cili do të duhet të fillojë me punë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi të verifikohet nga Parlamenti Evropian. Komisar i ri për zgjerim do të jetë z. Shtefan Fule nga Çekia, i cili do të trashëgojë z. Oli Renin

Lexo më shumë
1234...23                        
Click