MAQEDONIA PJESE E TAKIMIT TE UE-se NE STOKHOLM 03.09.09...



E enjte, 3 shtator 2009

MAQEDONIA PJESË E TAKIMIT TË UE-së NË STOKHOLM

Më 4 dhe 5 shtator, z. Karl Bild, si ministër i punëve të jashtme i Suedisë e cila kryeson me Unionin Evropian, do të jetë nikoqir i takimit joformal të ministrave për punë të jashtme të UE-së, i cili do të mbahet në muzeun suedez të arkitekturës, në Stokholm.

Lexo më shumë

PERKRAHJE PARIMORE NGA REPUBLIKA E CEKISE PER PERCAKTIM EUR...



E mërkurë, 2 shtator, 2009

PËRKRAHJE PARIMORE NGA REPUBLIKA E ÇEKISË PËR PËRCAKTIM EUROATLANTIK TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit nacional për eurointegrime patën takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë z. Jan Kohut.

Lexo më shumë

z. TRAJKO VELJANOSKI SOT E PRITI MINISTRIN E PUNVE TE JASHT...



E mërkurë, 2 shtator

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, z. TRAJKO VELJANOSKI SOT E PRITI MINISTRIN E PUNVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, z. JAN KOHUT

Në takim, Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski theksoi thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet. Në këtë kuadër është edhe bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve, kështu që në maj kishim vizitë të Kryetarit të Senatit të Çekisë, zoti Sobotka,  e gjithsesi edhe vizita e Kryeministrit Topolanek Maqedonisë  kontribuuan ato marrëdhënie bilaterale të kanë trend në rritje.

Lexo më shumë

U shqyrtua Propozim-ligji per Bazen e te dhenave nacionale ...



E mërkurë, 2 shtator 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

U shqyrtua Propozim-ligji për Bazën e të dhënave nacionale kriminalistike-zbuluese

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëmbëdhjetë, si trup punues amë në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për bazën e të dhënave nacionale  kriminalistike-zbuluese (leximi i parë).

Lexo më shumë

MINISTRAT E FINANCAVE TE UE-se NE DREKE PUNE JOFORMALE 02....



E mërkurë, 2 shtator 2009, Bruksel

MINISTRAT E FINANCAVE TË UE-së NË DREKË PUNE JOFORMALE

Kryesia suedeze e Këshillit të Unionit Europian i ftoi Ministrat e Financave të UE-së në drekë pune joformale në Bruksel. Qëllimi i këtij takimi ishte që të përgatitin pozicionet e përbashkëta të UE-së para mbledhjes së G-20 me Ministrat e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore në Londër më 4 dhe 5 shtatorë.

Lexo më shumë

SHTATEDHJETEVJETORI I FILLIMIT TE LUFTES SE DYTE BOTERORE 0...



E martë, 1 shtator 2009, Gdanjsk

SHTATËDHJETËVJETORI I FILLIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Në Gdanjsk të Polonisë, sot u shënua 70-vjetori i Luftës së Dytë Botërore.
Mbi njëzet burrështetas evropianë, të udhëhequr nga kryetari polak Leh Kaçinski dhe nga kryeministri Donalld Tusk, vendosën kurora në shenjë përkujtimi të viktimave.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK 04.08.09...



E martë, 4 gusht 2009, Këshilli nacional për eurointegrime

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE

Këshilli nacional për eurointegrime më 31 korrik 2009 organizoi Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndalimin e konfliktit të interesave.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK 27.08.09...



E enjte, 27 gusht 2009

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NËPUNËSIT SHTETËRORË

Këshilli nacional për eurointegrime organizoi Debat publik për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për nëpunësit shtetërorë. Arsyetimin për shkaqet e miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit e paraqiti ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski.

Lexo më shumë

FUSHATE KUNDER NDRYSHIMEVE KLIMATIKE 27.08.09...



E enjte, 27 gusht 2009

FUSHATË KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Me mbështetjen e Komisionit për ekologji të Kuvendit parlamentar të Këshillit Evropian, dje në Londër filloi fushata kundër ndryshimeve klimatike, me titull “New Earth Deal”. Qëllimi i fushatës është që të nxitet sjellja e marrëveshjes për ndryshimet klimatike në Kopenhagë.

Lexo më shumë

SEANCA E NJEZETETETE E KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE 25....



E martë, 25 gusht 2009

SEANCA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane në seancën e njëzetetetë, të mbajtur më 24 gusht 2009, në leximin e parë i shqyrtoi Propozim-ligjin për akreditim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë.

Lexo më shumë

KRYESIA E SUEDISE ME UE-ne DO TA VIZITOJE PARLAMENTIN EVROP...



E mërkurë, 26 gusht 2009

KRYESIA E SUEDISË ME UE-në DO TA VIZITOJË PARLAMENTIN EVROPIAN

Ministri i Suedisë dhe persona zyrtarë prej 1 deri më 3 shtator, do ta vizitojnë Parlamentin e ri Evropian në Bruksel. Ata si përfaqësues të Kryesisë suedeze me UE-në, para Komisioneve të Parlamentit do t’i paraqesin prioritetet e vendit të tyre gjatë kohës së kryesimit me Unionin.

Lexo më shumë

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PER NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E L...



E martë, 25 gusht 2009, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR PËR NËPUNËS SHTETËRORË

Komisioni për sistem politik dhe marëdhënie ndërmjet bashkësive në mbledhjen e njëzetetretë, të mbajtur më 24 gusht 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë (leximi i parë).

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETENJE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUXHE...



E hënë, 24 gusht 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 19 gusht 2009 e mbajti mbledhjen e tridhjetenjë. Komisioni e shqyrtoi Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008. Arsyetimin hyrës e paraqiti zëvendës-ministri i financave z. Nedim Ramizi, i cili theksoi se llogaria përfundimtare përpilohet në pajtim me Ligjin për buxhetet dhe i dërgohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për miratim, së bashku me llogarinë përfundimtare të buxheteve të vetadministrimit lokal, raportin e revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer në buxhetin themelor dhe komentet e Ministrisë së Financave. Z. Ramizi theksoi se ekonomia e Maqedonisë realizoi rezultate ekonomike të konsiderueshme edhe përkundër ngadalësimit të aktivitetit global ekonomik. Në vitin 2008 është realizuar zhvillim në lartësi prej 5% të BPV, që është zhvillim më i lartë pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJEZETETRETE E KOMISIONIT PER CESHTJE EKONOMIKE ...



E mërkurë, 19 gusht 2009

MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike në Mbledhjen e njëzetetretë të mbajtur më 18 gusht 2009, si trup amë punues e shqyrtoi Propozimin–ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi i parë).

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJEZETESHTATE E KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE...



E enjte 20 gusht 2009

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane në mbledhjen e mbajtur më 19 gusht 2009, në leximin e parë i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Lexo më shumë
1...121314...23                        
Click