Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 11 nëntor 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NJËZETË VITEVE TË ZGJEDHJEVE TË PARA PARLAMENTARE

Zgjedhjet e para parlamentare, të mbajtura para njëzetë viteve, sipas meje paraqesin, së bashku me Referendumin e 8 shtatorit, përmbylljen e idesë shekullore dhe synimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm,i cili bazohet mbi principet e demokracisë parlamentare, të drejtat  dhe lirit e njeriut,sundimin e së drejtës, respektimin e drejtës së privatësisë, dhe të legjislacionit të tregut.

më shumë...



E hënë, 20 shtator, 2010

FJALIM PËRSHËNDETËS I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR MIGRIME, EMIGRANTË DHE POPULLATË NË AP TË KE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i kushton rëndësi të veçantë të mundësisë për here të parë të kryesoj me organizatën më të vjetër panevropiane dhe të jep kontribut të vetin në realizmin e qëllimeve të përbashkëta Evropiane. Nga marrja e statusit të anëtarit të plotë në vitin 1995, Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në punën e të gjitha institucioneve të cilët janë në kuadër të Këshillit të Evropës, por njëkohësisht dhe me përgjegjësi i realizon detyrimet e veta të cilët dalin nga vet anëtarësimi

më shumë...



Е mërkurë, 10 nëntor 2010

Deklaratë me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010

Siç është tani më tradita, sot , Shkëlqesia e tij Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Maqedoni, zyrtarisht më ka dorëzuar Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në Unionin Evropian. Raporti vjetor i Komisionit Evropian, si ato të gjertanishëm, para së gjithash objektiv dhe atë shumë qartë i shpreh të gjitha atë ndryshime pozitive të cilët i kemi bërë, si dhe në mënyrë objektive na drejton në këto çështje dhe sfera të cilat duhen në të ardhmen t'i kushtojmë më shumë kujdes.

më shumë...



E hënë, 8 nëntor 2010, Toronto

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOVSKI NË TAKIM ME MËRGIMTARËT MAQEDONAS NË KANADA

Për mua dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  me të vërtetët është kënaqësi e madhe  që jemi sot këtu në këtë tempull të zotit i përkushtuar patronit të Kishës Ortodokse Maqedonase - arkipeshkopia e Ohrit Shën Klimenti i Ohrit. Ky tempull, i cili është ndërtuar në vitin 1965, edhe një herë e vërteton se populli maqedonas është popull besimtar, me identitet të thellë shekullor, nacional, kulturor dhe gjuhësor. Identitetin të cilën di ta ruaj, ta zhvillojë dhe ta bart në brezat e tyre.

më shumë...



E martë, 19 tetor 2010

Fjalim i kryetarit Veljanovski në seminarin e 75-të ROS-ROT

Zonja dhe zotërinj,
Për kontestin me Greqinë, nuk do të flasë, meqenëse të gjithëve shumë mirë na është e njohur. Ajo çka dua ta përmend është se edhe pas Bukureshtit, Republika e Maqedonisë nga shumë intensiv, përmes, do të thosha përmes  formave pragmatike,e zhvillon bashkëpunimin me NATO. Gjithashtu, Republika e Maqedonisë ngelet në procesin e bisedimeve të cilët na çojnë drejt patronazhit të Kombeve të bashkuara për gjetjen e zgjidhjes kompromis për kontestin e imponuar. Dua të ju rikujtoj se mu në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë të miratuar disa dokumente të cilët e detyrojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë t’i vazhdoj bisedimet, ndërsa në të njëjtën kohë qartë është  definuar se zgjidhja kompromis nuk mund t’i tangoj në identitetin nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas, me çka ekziston konsensus i plotë politik ndërmjet partive parlamentare, pa dallim se a bëhet fjalë për shumicën qeverisëse ose opozitë dhe pa marrë parasysh të përkatësisë etnike. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik, mbi 82% të qytetarëve e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. E gjithë kjo qartë tregon se në Republikën e Maqedonisë të gjitha subjektet politike, si dhe shoqëria civile, ardhmërinë e shtetit, si dhe të gjithë rajonit e shohin në integrimet euroatlantike.

më shumë...



E hënë, 04 tetor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË VDEKJES SË SHËN NAUMIT TË MREKULLUESHËM

Sivjet kur në Republikën e Maqedonisë, përmes manifestimeve të ndryshme dhe kuvendeve shkencore, shënohet njëmijenjëqind vjetori i  vdekjes së Shën Naumit të mrekullueshëm, veçanërisht na gëzon fakti që në shënim janë përfshirë më shumë shtete të ndryshme, institucione të larta arsimore dhe shkencore, më tutje, Kisha Ortodokse Maqedonase dhe subjekte të tjera, që tregon se, si shtet, si popull, si qytetar, dimë që ta respektojmë, ta ruajmë dhe mbindërtojmë trashëgimin tonë historike dhe kulturore.  

më shumë...



E premte, 24 shtator 2010

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në tryezën e rrumbullakët në kuadër të dekadës së Kombeve të Bashkuara në aksionin e përmirësimit të sigurisë në komunikacionin e rrugëve

Siguria në komunikacionin e rrugëve, si pjesë e komunikacionit të përgjithshëm, është temë dhe çështje e cila ka interes më të gjerë shoqëror. Në të njëjtën kohë, kjo çështje, veçanërisht në këto procese dinamike të globalizimit, gjithashtu, merr dimension global. Të dhënat se çdo vjet në botë mbi 1,3 milion njerëz vdesin në fatkeqësi të komunikacionit, ndërsa dëmet materiale dhe pasojat e tjera janë pothuajse të pallogaritshme, tregon se bëhet fjalë për problem global.  Mu për atë, Kombet e bashkuara dekadën 2011-2020 e shpallën si dekadë për sigurinë rrugëve, ndërsa është sjellë edhe rezolutë e veçantë.

më shumë...



E hënë, 20 shtator 2010

Fjalim hyrës i kryetarit Veljanovski në Takimin ndërshtetëror konsultativ për rolin e parlamenteve në promovimin dhe monitorimin e drejtave të fëmijëve

Jam i nderuar që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është nikoqir i këtij takimi të rëndësishëm në të cilën do të flitet për rolin e parlamenteve dhe mbrojtjen e drejtave të fëmijëve. Kjo është ngjarja e parë, nga seri ngjarjesh  që të do pasojnë, në të cilën Kuvendi i Republikës do të demonstroj synim të veçantë për promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

më shumë...



E hënë, 13 shtator 2010, Ohër

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN PËR E-DEMOKRACI

Jetojmë në shekullin në të cilin proceset e globalizimit shpejt zhvillohen dhe i përfshijnë të gjitha sferat nga jeta jonë e përditshme nga politika, ekonomia, kultura, sporti, argëtimi dhe rekreacion, dhe deri në atë komunikim të thjesht, personal të përditshëm. Përkatësisht bëhet fjalë për procese në të cilët është i përfshirë edhe njeriu si individ dhe institucionet shtetërore, subjektet ekonomike dhe gjithashtu organizatat ndërkombëtare.Vegël kryesore në këto procese të globalizimit janë teknologjitë e reja të komunikimit, ndërsa para së gjithash interneti.  A nuk është për habitje kur rini në shtëpi dhe komunikoni nëpërmjet internetit me miqtë ose familjarët tuaj të cilët jetojnë në anën tjetër të botës.  A nuk është përfitim kur vini në zyrë dhe në monitor keni informata për të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet e mundshme, ose shikoni se çmimi i prodhimit tuaj ritet ose bie të tregun botëror dhe keni mundësi në të njëjtin moment të reagoni në mënyrë përkatëse.  

më shumë...



E mërkurë, 08 shtator 2010

FJALIM I KRYETARIT VELANOVSKI NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 8 SHTATORIT-DITA E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sot kur shënojmë 19 vjetorin nga kjo ngjarje historike dua edhe njëherë ta shprehi faleminderimin dhe entuziazmin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët në një kohë turbulente të shkatërrimit të ish RSFJ-së dolën në referendum dhe me shumicë të madhe e vërtetuan idenë, synimet dhe përcaktimet e të gjitha gjeneratave të mëparshme të bazuar në dy Ilindenat, ndërsa ajo është Republika e pavarur dhe e mëvetësishme e Maqedonisë si shtet i popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të saj

më shumë...