DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS (AP KE)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbëhet prej shefit të Delegacionit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve të Delegacionit.
Akreditivat e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës i jep Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së voni shtatë ditë para fillimit të seancës së rregullt vjetore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mandati i përmbajtur në akreditivin e paragrafit 2 të këtij neni nuk mund të revokohet, përveç në rastet e theksuara në aktet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Shef i delegacionit: ALEKSANDAR NIKOLLOSKI
Anëtarë: IGOR IVANOVSKI
ERMIRA MEHMETI
Zëvendësanëtarë: ALEKSANDAR SPASENOVSKI
SONJA MIRAKOVSKA
IMER ALIU
Këshilli i Evropës është organizatë ndërqeveritare e formuar më 5 maj 1949 prej 10 vendeve, ndërsa sot ka 47 vende anëtare. Qëllimet themelore të Këshillit të Evropës janë:
mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia pluraliste dhe qeverisja e të drejtës;
avancimi i vetëdijes dhe inkurajimi i zhvillimit të identitetit evropian kulturor dhe shumëllojshmërisë;
kërkesa e zgjidhjes për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e rrethinës së njeriut, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, kriminaliteti i organizuar dhe të ngjashme) dhe
ndihmesa e konsolidimit të stabilitetit demokratik në }Evropë përmes, ndryshimeve politike, ligjvënëse dhe kushtetuese.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është forum parlamentar i Këshillit të Evropës, ku debatohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane dhe ka funksion këshillëdhënës në raport me Komitetin e Ministrave. Kjo është asambleja parlamentare më e vjetër e krijuar në tokën evropiane. Aktiviteti i saj është i fokusuar në çështjet e vlefshmërisë rrjedhëse politike, duke përfshirë edhe problemet e shoqërisë moderne dhe aspektet e politikës ndërkombëtare.
Me qëllim që të dominojnë interesat evropian e jo kombëtar Asambleja ka pesë grupe politike: Grupi i Partive Evropiane Popullore, Grupi Socialist, Grupi Evropian Demokratik, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve dhe Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane.
Zakonisht anëtarët grupohen në këto grupe partiake sipas përkatësisë së tyre partiake në vendet e tyre, po disa anëtarë zgjedhin të mos jenë anëtarë në asnjë grup politik. Asambleja mblidhet katër herë në vit (janar, prill, qershor dhe shtator), në seanca publike të cilat zgjasin një javë pune, ndërsa zakonisht mban edhe një mini seancë pranverore në ndonjërin nga vendet-anëtare.