KOMISIONI EVROPIAN ME MASA TE REJA PER SHPETIM NGA KRIZA 23...



E enjte, 23 korrik 2009

KOMISIONI EVROPIAN ME MASA TË REJA PËR SHPËTIM NGA KRIZA

Komisioni Evropian miratoi masa të reja, drejt thjeshtësimit të rregullave për udhëheqje me Politikën e kohezionit. Në kushte të krizës ekonomike, qëllimi është që t’i jepet impuls ekonomisë evropiane, nëpërmjet përmirësimit të kushteve për filllimin e më shumë projekteve në rajone të veçanta. Si pjesë e masave për luftë kundër krizës, Komisioni mund të kompensojë 100% të shpenzimeve, të paraqitura nga vendet anëtare për projekte të financuara nga Fondi social evropian (FSE) në vitin 2009 dhe 2010.

Lexo më shumë

TAKIMI I KOMESARIT TE KOMISIONIN EVROPIAN, Z. OLI REN ME AN...



E enjte, 23 korrik 2009

TAKIMI I KOMESARIT TË KOMISIONIN EVROPIAN, Z. OLI REN ME ANËTARËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Komisari i Komisionit Evropian, z. Oli Ren në takimin me anëtarët e Këshillit nacional për eurointegrime, ku morën pjesë dhe anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për çështje evropiane dhe Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë-Unioni Evropian u njoftua me punën e Këshillit nacional për eurointegrime.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PER VERSIONIN E PUNES 23.07.09...



E enjte, 23 korrik 2009

DEBAT PUBLIK PËR VERSIONIN E PUNËS TË LIGJIT PËR PROCEDURË PENALE DHE PROPOZIM-LIGJIT PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT PENAL

Këshilli nacional për eurointegrime më 22 korrik 2009, organizoi Debat publik për versionin e punës të ligjin për procedurë penale dhe propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal.

Lexo më shumë

MINISTRI PER PUNE TE JASHTME I SUEDISE I KOMENTOI LIBERALIZ...



E mërkurë 22 korrik 2009

MINISTRI PËR PUNË TË JASHTME I SUEDISË I KOMENTOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE, ÇËSHTJEN E QIPROS, APLIKIMIN E ISLANDËS NË UE DHE GJENDJET NË HONDURAS DHE IRAN

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, ministri i punëve të jashtme i Suedisë, z. Karl Bilt, si përfaqësues i vendit i cili kryeson me Unionin Evropian, edhe një herë theksoi se qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën e shengenit nga 1 janari 2010. Ai e komentoi vendimin që Bosnjë dhe Hercegovina të mos jetë pjesë e pakos për aderim në zonën e shengenit.

Lexo më shumë

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PER NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E L...



E martë 21 korrik 2009, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE

Në Mbledhjen e njëzetë, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike (leximi i dytë).

Lexo më shumë

U KOMPLETUA ZGJEDHJA E KRYETAREVE DHE NENKRYETAREVE TE KOMI...



E martë, 21 korrik 2009

U KOMPLETUA ZGJEDHJA E KRYETARËVE DHE NËNKRYETARËVE TË KOMISIONEVE TË EUROPARLAMENTIT

Pasi që të enjten Parlamenti Evropian në Mbledhjen konstituive në Strasburg zgjodhi kryetarë dhe nënkryetarë të dymbëdhjetë komisioneve, në mbledhjen e djeshme e kompletoi zgjedhjen në komisionet e mbetura, si dhe  në dy nënkomisione, për mandatin e ardhshëm 2,5 vjeçar.

Lexo më shumë

ANKETE TELEFONIKE PER PUNEN E KUVENDIT TE RM 17.07.09...



E premte, 17 korrik 2009

ANKETË TELEFONIKE PËR PUNËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në kuadrin e projektit për fuqizimin e kapaciteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë dhe Fondacionit Vestminster për Demokraci, Instituti për Demokraci ”Societas Civilis” Shkup realizoi një anketë lidhur me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

DYMBEDHJETE KOMISIONE NE PARLAMENTIN EVROPIAN ZGJODHEN KRYE...



E enjte, 16 korrik, 2009

DYMBËDHJETË KOMISIONE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ZGJODHËN KRYETARË DHE NËNKRYETARË TË RINJ

Parlamenti evropian në mbledhjen e sotme konstitutive në Strasburg, i zgjodhi kryetarët dhe nënkryetarët e rinj të dymbëdhjetë Komisioneve - për punë të brendshme; tregti ndërkombëtare; buxhet; çështje ekonomike dhe financiare; punë dhe politikë sociale; ekologji, shëndetësi publike dhe siguri të ushqimit; industri, hulumtim dhe energjetikë; treg të brendshëm dhe mbrojtje të konsumatorëve; çështje juridike; liri të qytetarëve; të drejtat e grave dhe barazi ndërmjet gjinive dhe peticione.

Lexo më shumë

EUROPARLAMENTI E DENON DHUNEN NE IRAK, KINE DHE HONDURAS 17...



E premte, 17 korrik 2009

EUROPARLAMENTI E DËNON DHUNËN NË IRAK, KINË DHE HONDURAS

Krahas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit Evropian si dhe të Komisioneve të të njëjtit, në Mbledhjen konstitutive në Strasburg, deputetët bashkë me përfaqësuesit e Komisionit dhe të Këshillit Evropian, debatuan edhe për tema të jashtme, si dhe për dhunën pas zgjedhjeve të mbajtura në Iran, problemet etnike në Kinë dhe grusht shtetin në Honduras.

Lexo më shumë

TAKIM JOFORMAL I MINSTRAVE TE UE-se PER DREJTESI DHE PUNE ...



E enjte,16 korrik 2009, Stokholm

TAKIM JOFORMAL I MINSTRAVE TË UE-së PËR DREJTËSI DHE PUNË TË BRENDSHME

Në Stokholm nga 15 deri më 17 korrik, mbahet takim joformal  i ministrave të UE-së për drejtësi dhe punë të brendshme. Nikoqirë në takim  janë ministri i drejtësisë Beatriçe Esk dhe ministri për migrim dhe politikën e azilit Tobijas Bilstrom.

Lexo më shumë

SUEDIA E PREZANTOI PROGRAMIN GJASHTEMUJOR PER KRYESIMIN ME ...



E enjte, 16 korrik 2009

SUEDIA E PREZANTOI PROGRAMIN GJASHTËMUJOR PËR KRYESIMIN ME UE

Në seancën e djeshme konstitutive të Parlamentit Evropian në Strasburg, Suedia e prezantoi programin gjashtëmujore për kryesimin me Unionin Evropian, Çekia e arsyetoi punën e deritashme të kryer në pozicionin e njëjtë, ndërsa u zgjodhën edhe pesë kuestorë të Europarlamentit.

Lexo më shumë

KOMISIONI EVROPIAN REKOMANDOI HEQJEN E VIZAVE PER MAQEDONIN...



E mërkurë, 15 korrik 2009

KOMISIONI EVROPIAN REKOMANDOI HEQJEN E VIZAVE PËR MAQEDONINË

Në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel, zëvendës-presidenti dhe ministri i drejtësisë Zhak Baro dhe eurokomesari për zgjerim të UE-së Oli Ren, e kumtuan rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, nga 1 janari 2010.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJEZETETETE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUXHET...



E mërkurë, 15 korrik 2009

MBLEDHJA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e mbajti Mbledhjen e njëzetetetë.Komisioni si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike (leximi i parë).

Lexo më shumë

SEANCA E NENTEMBEDHJETE E KOMISIONIT PER SISTEM POLITIK DHE...



E mërkurë, 15 korrik 2009

SEANCA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në Seancën e nëntëmbëdhjetë të mbajtur më 14 korrik 2009, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike (leximi i parë).

Lexo më shumë

PRITET REKOMANDIMI NGA KE PER LIBERALIZIMIN E VIZAVE 15.07....



E mërkurë, 15 korrik 2009

PRITET REKOMANDIMI NGA KE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Komisioni Evropian sot duhet të parashtrojë propozim për regjimin pa viza për tri vendet e Ballkanit: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave, në konferencë për shtyp në Bruksel, do ta kumtojnë eurokomisarët për drejtësi dhe zgjerim, z. Zhak Baro dhe z. Oli Ren.

Lexo më shumë
1...141516...23                        
Click