U ZGJODHEN 14 NENKRYETARE TE RINJ NE EUROPARLAMENT 15.07.09...



E mërkurë, 15 korrik 2009

U ZGJODHËN 14 NËNKRYETARË TË RINJ NË EUROPARLAMENT

Pasi e zgjodhën kryetarin e ri të Parlamentit Evropian (z. Jerzhi Buzek), eurodeputetët në Mbledhjen konstitutive në Strasburg, i zgjodhën edhe katërmbëdhjetë nënkryetarët.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PER VERZIONIN E PUNES SE PROPOZIM-LIGJIT PER N...



E mërkurë, 15 korrik 2009, Këshilli nacional për eurointegrime

DEBAT PUBLIK PËR VERZIONIN E PUNËS SË PROPOZIM-LIGJIT PËR NDIHMË JURIDIKE PA PAGESË

Këshilli nacional për eurointegrime më 14 korrik 2009, organizoi Debat publik për Propozim–ligjin për ndihmë juridike pa pagesë. Arsyetimin për shkaqet e miratimit të ligjit dhe sqarimin e përmbajtjes së dispozitave të ligjit e paraqiti ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Lexo më shumë

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PER PLOTESIMIN E LIGJIT PER TREGT...



E martë, 14 korrik 2009, Komisioni për çështje ekonomike

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR TREGTI

Komisioni për çështje ekonomike në Mbledhjen e njëzetenjë të mbajtur më 13 korrik 2009, si trup punues amë e shqyrtoi propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i parë).

Lexo më shumë

VOTIM NE EUROPARLAMENT 14.07.09...



E martë, 14 korrik 2009, Strasburg

VOTIM NË EUROPARLAMENT

Në seancën konstituive, Parlamenti Evropian në Strasburg me votim të fshehtë do të zgjedhë kryetar të ri, 14 zëvendëskryetarë, si dhe kryetarë të komisioneve parlamentare, të cilët do të jenë në këto funksione në 2,5 vitet e ardhshme.Seancën, sipas rregullave të reja, do ta udhëheqë kryetari në largim, z-Hans –Gert Petering, ose njëri nga 14 nënkryetarët e tij.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KOMISIONIT PER POLITIKE TE JASHTME 13.07.09...



E hënë, 13 korrik 2009

MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për politikë të jashtme, në mbledhjen e mbajtur më 9 korrik 2009, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e llojeve të reja të bimëve dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Aneksit për ndryshimin e Aneksit 1, të Marrëveshjes ndërmjet Bashkësisë Evropiane dhe vendeve anëtare të saj, Republikës së Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të Zi, Mbretërisë Norvegjeze, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara  për administrim të përkohshëm në Kosovë, për themelimin e Fushës së përbashkët evropiane të aviacionit.

Lexo më shumë

TE MARTEN DO TE ZGJEDHET KRYETARI I RI I EUROPARLAMENTIT 1...



E premte,10 korrik 2009

TË MARTËN DO TË ZGJEDHET KRYETARI I RI I EUROPARLAMENTIT

Parlamenti i ri Evropian në mbledhjen konstituive më 14 korrik në Strasburg, do ta zgjedhë kryetarin e ri për 2,5 vitet e ardhshme. Kandidaturën e vet për trashëgimtarë të z. Hans-Gert Petering e shpallën ish kryeministri polak dhe anëtar i Partisë popullore evropiane, z. Jezhi Bizek, si dhe Eva-Brit Svenson nga Suedia, eurodeputete e Grupit konfederativ të së Majtës së bashkuar evropiane – E majta veriore e gjelbër.

Lexo më shumë

PER HERE TE PARE U KUFIZUA NGROHJA GLOBALE 10.07.09...



E premte, 10 korrik 2009

PËR HERË TË PARË U KUFIZUA NGROHJA GLOBALE

Në Samitin e G-8-ës në Qytetin e Italisë Akvilla, gjigantët më të mëdhenj industrial në botë, lidhur me ndryshimet klimatike u morën vesh që ngrohjen globale ta kufizojnë në dy shkallë Celsius, ndërsa zvogëlimin e gazrave të dëmshme që lëshohen në atmosferë për 50% deri në vitin 2050.

Lexo më shumë

PROPOZIMIN PER LIBERALIZIMIN E VIZAVE PER BALLKANIN PEREN...



E enjte, 9 korrik 2009

MË 14 K0RRIK KOMISIONI EVROPIAN DO TA MIRATOJË PROPOZIMIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Komisioni Evropian më 14 korrik në Strasburg do ta miratojë propozimin për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat është edhe Republika e Maqedonisë. Me këtë do t’u jepet mundësi qytetarëve të këtij rajoni, që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës-shengen, e me këtë do të realizohet angazhimi i gjatë i Komisionin Evropian për udhëtim pa viza. Udhëtimi i lehtësuar në UE mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e integrimit të vendeve ballkanike në Unionin Evropian.

Lexo më shumë

UE-ja ZYRTARISHT E PERKRAHU KANDIDATUREN E ZHOZE MANUEL BAR...



E mërkurë, 9 korrik 2009

UE-ja ZYRTARISHT E PËRKRAHU KANDIDATURËN E ZHOZE MANUEL BAROSO

Vendet e Unionit Evropian, sot zyrtarisht e përkrahën kandidaturën e z. Zhoze Manuel Baroso, për kryetar të Komisionit Evropian. Asnjëra nga 27-të vendet anëtare te UE-së nuk kundërshtoi për mandatin e dytë pesëvjeçar të z. Baroso, dhe mbetet emërimi i tij të vërtetohet nga Parlamenti Evropian.

Lexo më shumë

SEANCA E NJEZETESHTATE E KOMISONIT PER FINANCIM DHE BUXHET ...



E enjte, 9 korrik 2009

SEANCA E NJËZETESHTATË E KOMISONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Më 3 korrik 2009, Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e mbajti Mbledhjen e njëzeteshtatë, në të cilën mes tjerash, si trup amë punues e shqyrtoi Raportin vjetor të Entit shtetëror për revizion, për vitin 2008

Lexo më shumë

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PER NDRYSHIMIN E LIGJIT PER KULLO...



E enjte, 9 korrik 2009, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR KULLOSAT

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave, në Mbledhjen e 14-të të mbajtur më 3 korrik 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kullosat (leximi i parë).

Lexo më shumë

U PRANUA PROPOZIM-LIGJI PER NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E LIG...



E mërkurë, 08 korrik, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U PRANUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NËPUNËSIT SHTETËRORË

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në mbledhjen e mbajtur më 06 korrik 2009, si trup amë punues, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetërorë (leximi i parë)Nevojën e sjelljes së ligjit e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë ministri i Drejtësisë z. Mihajlo Manevski. Qëllimi i miratimit të ligjit ka të bëj me sigurimin e profesionalizimit të plotë dhe depolitizimin e shërbimit shtetëror, vendosjen e shkallës vertikale të karrierës dhe përforcimin e rolit të agjencisë për nëpunës shtetëror. Z. Manevski theksoi se miratimi ligjit për nëpunësit shtetërorë është një nga shtyllat e prioritetit numër 6 nga masat dhe aktivitetet për realizimin e prioriteteve për aderim në Unionin Evropian.

Lexo më shumë

ME 2 TETOR REFERENDUM I DYTE PER MARREVESHJEN E LISBONES NE...



E mërkurë, 08 korrik 2009

MË 2 TETOR REFERENDUM I DYTË PËR MARRËVESHJEN E LISBONËS NË IRLANDË

Referendumi i dytë në Irlandë për Marrëveshjen e Lisbonës do të mbahet më 2 tetor. Pas mospranimit të parë të Marrëveshjes vitin e kaluar, pritet Irlandezët këtë herë ta përkrahin të njëjtin, duke marrë parasysh që i morën garancitë e kërkuara nga Unioni Evropian.

Lexo më shumë

SAMITI G-8 NE AKVILA 08.07.09...



E mërkurë, 8 korrik 2009

SAMITI G-8 NË AKVILA

Në qytetin e Italisë Akvila sot filloi Samiti treditorë i G-8, në të cilin, përveç liderëve të vendeve udhëheqëse në botë - Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë dhe SHBA-ve, marrin pjesë edhe përfaqësues nga Brazili, Kina, India, Meksika dhe RJA, si dhe Egjipti, Danimarka, Spanja dhe Holanda.

Lexo më shumë

VELJANOSKI E HAPI MOTO EDICIONIN E 48-TE TE FESTIVALIT BALL...



E martë, 7 korrik 2009

KRYETARI VELJANOSKI E HAPI MOTO EDICIONIN E 48-TË TË FESTIVALIT BALLKANIK TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE NË OHËR

Festivali ballkanik i këngëve dhe valleve popullore me  përmbajtjen e vet, sot paraqet manifestim të njohur kulturor jo vetëm për Ohrin dhe Maqedoninë, por edhe në rajon dhe më gjerë. Shkak për këtë është fakti se  përmbajtja e  tij e prezanton një nga kreativitetet më të rëndësishme të njeriut, por edhe vlerën e përgjithshme të civilizimit njerëzor, e kjo  është  muzika dhe  folklori. Njëkohësisht këngët popullore dhe folklori janë pjesë e qenies kulturore dhe nacionale të çdo populli.
Manifestimet e këtilla e kanë edhe një dimension shumë të rëndësishëm, e kjo është njohja me kulturën e popujve të ndryshëm dhe  tejkalimi i disa stereotipave, e nëse doni edhe antagonizmave që  për  fat  të keq janë prezente.

Lexo më shumë
1...151617...23                        
Click