TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI MINISTRIN E PUNEVE TE JASHTME TE...



E Premte, 26 mars 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË, AHMET DAVUTOGLLU

Në takimin, i cili kaloi në atmosferë të hapur dhe miqësore, të dyja palët vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira, nuk ka çështje të hapura, ndërsa e gjithë kjo jep bazë të mirë që ato marrëdhënie të zhvillohen dhe të thellohen. Kryetari i Kuvendit, Veljanoski, duke shprehur falënderim për përkrahjen nga ana e Republikës së Turqisë për anëtarësimin tonë në NATO, përkujtoi që Republika Maqedonisë edhe pas Bukureshtit në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme i ndërmerr dhe i plotëson obligimet e saj ndaj aleancës.

Lexo më shumë

DELEGACIONIT TE KUVENDIT - Bruksel 24.3.10...



E mërkurë, 24 mars 2010, Bruksel

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SEMINARIN PËR PARLAMENTARË DHE NËPUNËS TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në emër të delegacionit parlamentar maqedonas, deputeti z. Jovan Manasievski, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet, kishte prezantim për kontrollin buxhetor parlamentar

Lexo më shumë

PJESEMARRJA AKTIVE NE INICIATIVAT RAJONALE KONTRIBUON NE SI...



E mërkurë, 24 mars 2010, Madrid

PJESËMARRJA AKTIVE NË INICIATIVAT RAJONALE KONTRIBUON NË SIGURIMIN E PAQES DHE TË SIGURISË NË HAPËSIRAT BALLKANIKE

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, znj. Teuta Arifi, në përbërje të të cilit janë anëtarët e Komisionit: z. Vllado Buçkovski dhe z. Pavle Trajanov, i cili qëndron në vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Spanjës, realizoi takime me nikoqirin e tyre, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit z. Zhuzep Antoni Duran dhe Leida dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me kryetarin, z. Adorasion K. Bravo dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Parlamentit të Spanjës.

Lexo më shumë

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PER REVIZION SHTETEROR 22.03.10...



E hënë, 22 mars 2010, Komisioni për Financim dhe Buxhet

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR REVIZION SHTETËROR

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjetegjashtë, të mbajtur më 18 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për revizionin shtetëror (leximi i parë).

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK I KESHILLIT NACIONAL PER EUROINTEGRIME 24.3.10...



E mërkurë, 24 mars 2010

DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime së bashku me Fondacionin “Fridrih Ebert", organizoi debat publik me temë “Burime të rigjenerueshme të energjisë - A mund të jetë e dobishme përvoja e Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë"

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETENJETE E KOMISIONIT PER BUJQESI, PYLLTAR...



E hënë, 22 mars 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 31-të të mbajtur më 17 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për verën (leximi i dytë).

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETETETE E KOMISIONIT PER CESHTJE EKONOMIKE...



E hënë, 22 mars 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 17 mars 2010 mbajti Mbledhjen e tridhjetetetë

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TREMBEDHJETE E KESHILLIT NACIONAL PER EUROINTEGR...



E enjte, 18 mars 2010

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Evrointegrime në mbledhje debatoi për Marrëveshjen shumëvjeçare për financim 2007-2010 nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) për Komponentin e pestë-zhvillimi rural.

Lexo më shumë

DEBAT MBIKEQYRES ME TEME 15.03.10...



E hënë, 15 mars 2010, Komisioni për Politikë të Jashtme

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË VENDIT PRANUES DHE QEVERISË SË VENDIT DËRGUES QË KA TË BËJË ME NDIHMËN EKONOMIKE, TEKNIKE DHE TË NGJASHME"

Komisioni  për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 18 shkurt dhe 12 mars të vitit 2010 mbajti debat mbikëqyrës me temë "Implementimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së vendit pranues dhe Qeverisë së vendit dërgues që ka të bëjë me ndihmën ekonomike, teknike dhe të ngjashme".

Lexo më shumë

Z. LUBISAV IVANOV XINGO, REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E R...



E enjte, 11 mars 2010

KRYETARI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, Z. LUBISAV IVANOV XINGO, REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo, realizoi takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Pavel Gantar. Në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant

Lexo më shumë

TAKIM I KOORDINATOREVE TE GRUPEVE PARLAMENTARE ME DELEGACI...



E enjte, 11 mars 2010

TAKIM I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Koordinatorët e grupeve  parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , znj. Sillvana Boneva, znj. Cvetanka Ivanova, z. Tahir Hani, z. Abedin Zymberi dhe z. Stojan Andov, realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Pavell Gantar.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E KUVE...



E mërkurë 10 mars 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI DR. PAVELL GANTAR

Në fillim të bisedimeve të dyja palët theksuan se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira dhe më shumë se miqësore, ndërsa ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura. “Kjo na jep mundësi që marrëdhëniet bilaterale t’i thellojmë në të gjitha sferat dhe në të gjitha nivelet”, theksoi Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski

Lexo më shumë

Z. PETAR POP ARSOV DHE Z. VASKO SHUTAROV, ME DR. PAVELL GAN...



E mërkurë, 10 mars 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV DHE ZËVENDËSKRYETARIT TË KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME, Z. VASKO SHUTAROV, ME KRYETARIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË, DR. PAVELL GANTAR

Kryetar i  Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Vasko Shutarov, realizuan takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, SH. T. dr. PavelL Gantar. Njëherit, në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SLLOVENISE M...



E mërkurë, 10 mars 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË ME GRUPIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z. Jovan Llazarev, bashkë me anëtarët znj. Svetllana Jakimovska, znj. Sonja Cvetkovska, znj. Kosana Nikolliq-Mazneva, znj. Marinella Tusheva, z. Marjanço Nikollov dhe z. Tahir Hani realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, SH. T. dr. Pavell Gantar.  

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETE E KOMISIONIT PER BUJQESI, PYLLTARI DHE...



E mërkurë, 10 mars 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetë, të mbajtur më 5 mars 2010, si turp punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i parë). Në mbledhje në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Lexo më shumë
1...171819...23                        
Click