Takim i kryetarit Xhaferi me z. Damir Krstiçeviq...

E martë, 5 shkurt 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes, z. Damir Krstiçeviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes, z. Damir Krstiçeviq, i cili qëndron në vizitë zyrtare dyditëshe në Republikën e Maqedonisë. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Pavle Bogoevski në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me Sekretarin e përgjithsh&#...

E martë, 5 shkurt 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me Sekretarin e përgjithshëm të IEQ, SH.T. Roberto Antonjone  

Në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, me Sekretarin e përgjithshëm të Iniciativës Evropiane Qendrore (CEI), senatorin italian Roberto Antonjone, i cili qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, u këmbyen më shumë informata dhe mendime rreth bashkëpunimit të deritanishëm dhe të ardhshëm në kuadër të IEQ (CEI).

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin Bejli dhe drejtore...

E hënë, 4 shkurt 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin Bejli dhe drejtoreshën e re të Zyrës së USAID -it në Shkup, z-nja Greçen Birkl

Në takim diskutohej për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), siç janë projektet e realizuara  nëpërmjet Institutit Nacional Demokratik (NDI), i cili e mbështet punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet programeve të financuara nga kjo organizatë.
Lexo më shumë

Takim pune i кryetarit Xhaferi me ambasadorin e Holand&#235...

E hënë, 4 shkurt 2019

Takim pune i кryetarit Xhaferi me ambasadorin e Holandës SH.T.Z. Vouter Plomp

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadorin holandez në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Vouter Plomp i cili i drejtoi urime kryetarit Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë si faktor kryesor për procesin e mëtutjeshëm të integrimit të shtetit tonë kah bashkësia e NATO-s. Gjithsesi se votimi dhe rezultati pozitiv në Republikën e Greqisë kontribuon në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike prej shpalljes së pavarësimit të shtetit tonë. 

Lexo më shumë

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Romanis&#23...

E hënë, 4 shkurt 2019

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Rumanisë, SH.T. Viorel Stanila 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në takimin e punës me ambasadorin rumun në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Viorel Stanila bisedoi për aktivitetet e rregullta të shtëpisë ligjvënëse në periudhën pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe rrumbullakimin aktual të fazave të ardhshme që rrjedhin nga Marrëveshja ndërmjet shtetit tonë dhe Republikës së Greqisë. 

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin hungarez SH.T...

E premte, 1 shkurt 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin hungarez SH.T.Z. Lazlo Ishtvan Duks  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në takimin e punës me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Lazlo Ishtvan Duks, përveç konstatimit të përbashkët për obligimet nga Marrëveshja e Prespës të përfunduara me sukses dhe për të cilat ambasadori drejtoi urime të përzemërta, bisedonin edhe për aktivitetet tjera rrjedhëse të cilat janë pjesë e kompetencës së shtëpisë ligjvënëse. 

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Polonis&#23...

E premte, 1 shkurt 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Polonisë SH.T.Z. Vojcieh Ticinjski 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot kishte takim pune me ambasadorin e Polonisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Vojcieh Ticinjski. Pas urimeve nga ana e ambasadorit për përfundimin e suksesshëm të pjesës së obligimeve nga Marrëveshja e Prespës nga të dyja palët e kësaj marrëveshjeje, mbetet vetëm të pritet dita kur do të përfundohet procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e të gjitha vendeve anëtare të kësaj aleance. Sipas ritmit me të cilin zhvillohet kjo fazë, parashikimet janë se Maqedonia, deri në fund të këtij viti a fillimin e vitit të ardhshëm, veç më do të jetë anëtare e plotfuqishme e kësaj organizate. 

Lexo më shumë

Xhaferi: 8 Shkurti është dita e shpalljes së...

E enjte, 31 janar 2019

Xhaferi: 8 Shkurti është dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale 

Dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale është 8 shkurti 2019, njoftoi kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi në takimin e sotëm të rregullt me përfaqësuesit e mediumeve. Kuvendi do i kryejë obligimet e veta deri në fillim të fushatës zgjedhore të parashikuar me ligj. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill rrethi i parë dhe 5 maj rrethi i dytë.

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin italian, SH.T...

E mërkurë, 30 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin italian, SH.T.Z. Karlo Romeo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim pune me ambasadorin italian në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Karlo Romeo. Ambasadori e përuroi kryetarin Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese dhe pohoi se tani pasi që edhe parlamenti grek e zbaton pjesën e vetë të Marrëveshjes së Prespës, rruga e Republikës së Maqedonisë kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe hapja e negociatave me BE-në është me të vërtetë afër dhe shihet. 

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republik&#2...

E martë, 29 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, SH.T.Tomas Gerberih

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot kishte takim pune me ambasadorin gjerman në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Tomas Gerberih.

Lexo më shumë
1...151617...39                                        
Click